Në Kinë rikthehet një tjetër virus vdekjeprurës, Hantavirusi vret një burrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur e gjithë bota po lufton me koronavirusin, nga Kina vjen një lajm i rëndë. Një burrë nga province Yunnan ka vdekur të hënën gjatë udhëtimit për në provincën Shandong. Ai ndodhej brenda në autobus kur ka ndërruar jetë.

Pas testimeve ka rezultuar se burri ishte infektuar me hantavirus. 32 personat që ndodheshin gjithashtu në autobus janë testuar, ndërkohë që priten rezultatet.

Vdekja e burrit ka shkaktuar frikë për përhapjen e mundshme të këtij virusi.

Po çfarë është hantavirusi? Nuk bëhet fjalë për një virus të ri dhe të panjohur si në rastin e COVID-19. Ai është shfaqur edhe më parë në Kinë dhe shtete të Azisë, teksa gjendet në disa specie, por janë minjtë që e shpërndajnë më shpesh.

Ashtu si COVID-19, edhe hantavirusi përhapet nëpërmjet prekjeve. Nëse një mi prek rastësisht një person rreziku i infektimit është i lartë. Virusi merret edhe nëse një njeri prek objekte ku ka kaluar më parë miu që mbart hantavirusin.

Ndonëse një virus vdekjeprurës, hantavirusi nuk është kthyer asnjëherë në shqetësim global sa i përket vdekjeve dhe përhapjes. Në vitin 2017-të, në SHBA u raportuan 728 raste të infektimit me këtë virus.

Njësoj si me COVID-19, as për hantavirusin nuk është krijuar një vaksinë.

Të fundit

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

“Lufta” kundër qumështit e hirrës!/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se përpara se të bëhet kjo...

Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina...

Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

16 Korrik 1999 Në mbrëmjen e 16 korrikut 1999, një avion i vogël privat i tipit Piper Saratoga, me tre persona në bord, u ngrit...

Lajme të tjera

Web TV