COVID-19/ Banka e Shqipërisë do ulë normën bazë në nivele minimale historike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e mërkurë) mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës, ku një ndër masat që pritet të diskutojë është ulja e normës bazë të interesit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi në një dalje të para disa ditëve në media, se ai do të votojë pro uljes.

Norma bazë është një mekanizëm që shërben për të ulur koston e parasë në ekonomi, edhe përmes transmetimit të politikës monetare tek interesat e huave, që duke u bërë më të lira nxisin investimet në ekonomi.

Aktualisht norma bazë është në nivele minimale historike prej 1%, dhe po mbahet e tillë që prej qershorit të vitit 2018, kur është bërë dhe ulja e fundit. Që prej mesit të vitit 2011, institucioni monetar qendror ka ndjekur një politikë aggresive lehtësuese monetare, duke reduktuar gradualisht normën bazë nga 5.25% në 1%. Ulja e normës bazë është shoqëruar dhe me reduktimin e normave të depozitave dhe kredive. Në janar 2020, interesi mesatar i kredive në lekë ishte 6.3% sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, nga rreth 12% që ishte në mesin e 2011-s, përpara se të fillonte politika lehtësuese monetare.

Në rënie kanë qenë dhe normat e depozitave, ku aktualisht kthimi për një kursim me afat 12 muaj është më pak se 1%, nga 5% në mes të 2011-s.

Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar se do të vijonte me politikën lehtësuese monetare që në fillim të këtij viti, si rrjedhojë e rreziqeve të shtuara në ekonomi nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas vlerësimeve të Bankës në mes të shkurtit, “Rritja ekonomike dhe inflacioni i vitit 2020 priten të ndikohen negativisht nga tërmeti”, e cila për rrjedhojë rishikoi parashikimet në kahun e poshtëm”.

Lexo edhe :  INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Tashmë me bllokimin pothuajse total të ekonomisë nga koronavirusi, efeket në ekonomi pritet të jenë shumë më të mëdha, çka po e detyron Bankën e Shqipërisë të veprojë me shpejtësi për të ndihmuar përmes mekanizimit të lehtësimit të politikës monetare./Monitor

Të fundit

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Lajme të tjera

Web TV