COVID-19 po shkatërron turizmin, 1 milion vende pune humbasin çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të kryer nga Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit (WTTC), rreth një milion vende pune janë duke u humbur çdo ditë në sektorin e udhëtimit dhe turizmit për shkak të përhapjes së koronavirusit në dy javët e fundit.

Nga WTTC thonë se deri në 75 milione vende pune janë në rrezik të menjëhershëm, që përbën një rritje prej 50 % nga studimi i saj i mëparshëm.

Të dhënat thonë se për shkak të efektit gjithpërfshirës së pandemisë, këtë vit humbja nga udhëtimet dhe turizmi do të jetë 2,1 trilionë dollarë.

Rajoni i Azisë-Paqësorit pritet të ndikohet më së shumti me deri në 49 milionë vende punë në rrezik në të gjithë rajonin, që përbën një humbje prej rreth 800 miliardë dollarë.

Turizmi dhe sektori i udhëtimeve në Evropë parashikohet të humbasë 10 milionë vende pune, që përbën një humbje prej afro 552 miliardë dollarë.

Amerika Veriore dhe Jugore gjithashtu pritet të preken fort nga kjo krizë, ku SHBA, Kanada dhe Meksika pritet të humbin deri në 570 miliardë dollarë së bashku, me pothuajse 7 milionë vende pune në rrezik.

Drejtorja ekzekutive e WTTC-së, Gloria Guevara, fajëson qeveritë që nuk kanë arritur që të reagojnë në mënyrë të shpejtë për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori.

“Nëse nuk ndërmerren veprime urgjente brenda disa ditëve në vijim, sektori përballet me ‘shkrirje ekonomike’ nga e cila do të luftojë të rikuperohet dhe do të zhysë në borxhe miliona njerëz të varur prej tij”, tha ajo.

Guevara paralajmëroi që situata në sektorin e udhëtimeve dhe turizmit do të krijojë një “efekt domino” që rezulton në humbje masive të vendeve të punës në të gjithë zinxhirin e furnizimit.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë në pozita të pushtetit të ndihmojnë të pafuqishmit dhe të miratojnë politika për të mbështetur dhe mirëmbajtur një sektor i cili është një forcë lëvizëse e ekonomisë globale”, shtoi ajo.

Të fundit

Premtimi i bujshëm që Perez i ka bërë Modric, pas transferimit te Milan

Pas një dekade suksesi të jashtëzakonshëme me Real Madridin, mesfushori kroat Luka Modric u largua këtë verë si lojtar...

Breshëri plumbash mes dy automjeteve në Tetovë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tetovë. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se një person ka humbur jetën dhe...

Kurseu 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një zhvlerësim i fortë i jenit...

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e Kosovës. Policia e Gjilanit po kërkon...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Lajme të tjera

Web TV