Së fundmi është është raportuar nga Kina se situate nga koronavirusi ishte normalizuar dhe se personat e infektuar ishin shëruar tashmë. Mirëpo, ditën e sotme mediat e huaja kanë bërë me dije se rreth 14% e pacientëve që u shëruan njëherë nga koronavirusi, kanë rezultuar sërish pozitiv.
Mediat shtojnë se Kina po frikësohet për arsye se mos do të ketë një shpërthim të dytë të koronavirusit.
Duke qenë se zyrtarët e kanë hequr izolimin e vendit dhe të gjitha rrugët janë të hapura, ka mundësi që miliona banorë të Hubeit, ish-qendrës së pandemisë, të largohen nga aty.
Ndërkohë, në studimin e bërë nga mjekët në Wuhan, pacientët e rikuperuar, pasi u testuan sërish negativ, nuk treguan asnjë simptomë dhe ishte e pamundur që ata të ishin infektuar nga dikush tjetër, pasi familjarët e tyre rezultuan negativë. Ndërsa, pacientët që rezultuan sërish pozitiv me koronavirus, do të vendosen në një karantinë 2 javore.