Mjekët në Spanjë të rrënuar emocionalisht, spitalet vazhdojnë të tejmbushen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Graham Keeley “The Indipendent”

Çdo ditë kur Huan Garcia nis turin e tij të punës në repartin e kujdesit intensiv, frika është e madhe. Mjek në spitalin “La Paz” të Madridit, ai punon në vijën e parë të lufës kundër epidemisë së koronavirusit. Por ajo që e frikëson specialistin 39-vjeçar të kujdesit intensiv, është profili i pacientëve që preken nga kjo sëmundje.

“Kam frikë, shumë frikë. Së pari, për familjen time, pasi shumica e pacientëve që kemi në pavion kanë të njëjtën moshë me prindërit e mi. Shumica e tyre ishin të shëndetshëm, dhe pa asnjë problem të mëparshëm shëndetësor”- thotë Garsia për “The Independent”.

“Së dyti, kam frikë për jetën time, pasi kemi pasur edhe pacientë të moshës 30-40 vjeç. Kjo është si një lloj llotarie, ku askush nuk mund ta dijë nëse do të jetë apo jo pjesë e 80 përqindëshit të pacientëve që kanë një formë të lehtë të sëmundjes, apo përqindjes tjetër, që sëmuren rëndë”- thotë ai.

Spanja po përballet me një krizë të paparë të kujdesit shëndetësor. Të premten, numri i njerëzve të vdekur nga koronavirusi arriti shifrën rekord 769 në vetëm 24 orë, dhe 4.858 në total, deklaruan autoritetet shëndetësore. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është mbi 65 mijë.

Shumë punonjës në spitalin ku punon Garsia, janë prekur tashmë nga koronavirusi. Disa janë izoluar në shtëpi, të tjerët janë shtruar në repartin e kujdesit intensiv. Është një krizë kombëtare, dhe më shumë se 9.400 punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin kanë dalë pozitiv me koronavirus, konfirmoi të premten shefi i urgjencës shëndetësore në Spanjë.

Garcia thotë se spitali ku ai punon, si shumë të tjerë në Spanjë, nuk është tërësisht i papërgatitur për të përballuar shkallën e epidemisë. Në “La Paz”, janë shtruar 800 pacientë me koronavirus, mes tyre dhe 85 në kujdesin intensiv. “Ndihem i rraskapitur, fizikisht dhe emocionalisht. Dhe i irrituar që po punoj në këto kushte”- thtë ai.

“Sistemi shëndetësor spanjoll, nuk është projektuar për t’u pëballur me kaq shumë pacientë në të njëjtën kohë, si për sa i përket godinave, burimeve njerëzore dhe materiale. Ne jemi duke punuar gjatë gjithë kohës”- thkson ai. Doktor Garcia duhet të punojë me turne 8-orarëshe, por në fakt dita e punës së tij zgjat të paktën 10 orë.

“Ne qëndrojmë më gjatë për të ndihmuar turnin tjetër. Jeta ime është nga spitali në shtëpi,dhe anasjelltas”- shprehet më tej ai. Disa mjekë kanë pasur probleme me gjumin, për shkak të situatës stresuese. “Për momentin unë po fle mirë. Mendoj se lodhja më ndihmon”- thotë Garcia.

Në spitalin “Puerta de Hierro” po në Madrid, Sara Alkantara pohon se numri i madh i pacientëve që mbërrijnë në pavionin e kujdesit intensive, e detyron atë të marrë vendime të shpejta, për të cilat më vonë mund të pendohet. Alkantara, 38-vjeçe, bën pjesë në repartin e kujdesit intensiv që trajton pacientët e sëmurë rëndë.

“Në këtë kohë po pëjetoj ndjesi të ndryshme. Një nga ndjesitë është zhgënjimi, pasi të sëmurët nuk ndalen së ardhuri, dhe ndonjëherë më duhet të marr vendime të shpejta, që më pas të lënë një shije të keqe”-thotë ajo për “The Independent”.

Lexo edhe :  “Si në burg”/ Berisha kujton 333 ditët në arrest shtëpie, rrëfen vështirësinë më të madhe

Mendimi që vërtitet në mendjen e saj, ështe se kur Spanja do të arrijë pikun e epidemisë. “Ndjehem e pasigurtë, pasi ne nuk kemi asnjë ide se kur do të ndalet numri i rasteve në rritje”- thotë ajo. Doktoreshë Alkantara, e cila ka punuar gjithashtu në SHBA dhe Britaninë e Madhe, ndjehet e zemëruar për faktin që qeveria nuk ka marrë masa për një bllokim total, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Qeveria spanjolle shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 14 mars, duke urdhëruar mbylljen e dyqaneve dhe shkollave. Njerëzve iu tha të qëndrojnë në shtëpi, përveç rasteve kur duhet të blejnë ushqime apo ilaçe.

“Unë mendoj se qeveria jonë është më e shqetësuar mbi ndikimin ekonomik që do të sjellë kjo situatë, duke mos bërë atë që duhej të kishte. Nuk ka kuptim që ndërsa shumë njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre, të tjerë të vazhdojnë të punojnë. Pranë shtëpisë time, po ndërtohen shtëpi të reja, dhe punëtorët mbërrijnë aty në orën 7 të mëngjesit. Ata vijnë me autobuzin urban. Ne duhet të kishim mbyllur çdo lloj aktiviteti, përveç shërbimeve thelbësore”- thekson ajo.

Ajo vëren se edhe Britania ka reaguar me vonesë për të frenuar shkallën e epidemisë. ‘Nuk e kuptojmë arsyen, duke parë se çfarë po ndodh në Itali dhe këtu, ata nuk i kanë bllokuar të gjitha veprimtaritë. Sinqerisht shpresoj që gjërat në Britani, të mos të arrijnë në përmasat që ne kemi këtu”-nënvizoi Alkantara.

Në disa spitale, menaxherët ua kanë ndaluar mjekëve që të flasin për situatën aktale. Gjithsesi, dr Karlos Riesko, gjinekolog në spitalin “Puerta de Hierro”, vendosi të përdorë mediat sociale, për të shprehur zemërimin e tij. Ai u frymëzua nga një dalje televizive e Mbreti Felipi VI drejtuar kombit javën e kaluar, ku u bënte thirrje spanjollëve të “bashkoheshin rreth të njëjtit objektiv: kapërcimin e situatës së rëndë”.

I veshur me përparësen e mjekut dhe me një maskë mbrojtëse, Riesko postoi një video në të cilën thoshte:”Sapo mbylla një ditë shumë të lodhshme në spital, dhe nuk mund të rri pa e thënë se fjalimi i mbretit, ishte shumë larg asaj çka po ndodh në të vërtetë. Thjesht të thuash se të gjithë bashkë do ta kapërcejmë këtë situatë, nuk mjafton”.

Videoja u bë virale, dhe shumë punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor e mbështetën mjekun.

“Në shumë spitale, nuk ka maska mjaftueshëm maska dhe veshje të posaçme”- shprehet Riesko për “The Independent”. “Kjo të thotë që në pjesën tjetër të spitalit, ne duhet të improvizojmë në mënyrë që të mbulohemi.”- shprehet ai.

Pamjet e publikuara, tregojnë mjekët në Spanjë që janë të detyruar të përdorin qese plastike si veshje mbrojtëse, si pasojë e mungesës së paisjeve. Tendosja emocionale e stafit është e dukshme. Ester Gonzalez, një ndihmësinfermiere në spitalin “Carlos III” në Madrid, thotë se ajo u bë keq pasi mbaroi turnin.

“Ndjehem mirë kur jam duke punuar, pasi jam aq e zënë sa nuk kam kohë që të mendoj. Por është e vështirë kur dal dhe shkoj në shtëpi. Një ditë shpërtheva në lot, dhe qava gjatë gjithë rrugës për në shtëpi”-thotë ajo./ S.T /Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

Rama ndan medaljet për nxënësit ekselentë/ Jeni heronjtë e mi! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministret Ogerta Manastirliu dhe Bora Muzhaqi ishin sot për të ndarë medaljet për nxënësit ekselentë...

Reshje dëbore në Korçë, qindra familje pa energji elektrike

Reshjet e dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm kanë rënë pothuaj në të gjithë territorin e qarkut...

Nga dritat e skenës nën mjegullën e internimit, historia e valltares Adivije Alibali

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka sjellë historinë e Adivije Alibalit, një nga valltaret më të njohura të Teatrit Kombëtar...

Balla për mbylljen e Tik Tok/ I qajnë hallin TikTok-ut, po jo viktimave!

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaron se ndalimi i TikTokut për të paktën një vit në Shqipëri nuk është një...

Urrejtësi i myslimanëve goditi me metoda të fanatikëve islamistë

Enver Robelli Disa shqiptarë që e quajnë veten “myslimanë të vërtetë” po e manifestojnë lehtësinë e tyre që sulmuesi në Magdeburg të Gjermani nuk doli të jetë...

Lajme të tjera

Web TV