Divorcet, shqiptarët vijojnë konfliktet edhe pas ndarjes  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Shqiptarët e kanë shumë të vështirë të zgjidhin problemet e mëdha në çift në momentin që shkojnë në divorc. Janë me dhjetëra rastet problematike që në fakt nuk i zgjidh dot as gjykata, në disa shkallë të saj, as vetë dy partnerët dhe, aq më keq, as prania e fëmijëve. Hakmarrjet janë të shumta, ndërkohë që në fakt ka raste ekstreme, ku gratë jo vetëm që shpikin histori kundër ish-burrave po madje edhe i denoncojnë për dhunë, ndërsa burrat në raste ekstreme kanë shkuar pas divorcit edhe në ekzekutime të llahtarshme.

Një fat i keq ka ndjekur edhe ish-futbollistin tonë të njohur, Klodian Duro, i cili u arrestua tri ditë më parë nën akuzën e rëndë të dhunës në familje. Ai u denoncuar nga gruaja dhe policia menjëherë e vuri në pranga. Mirëpo, ditën e sotme ka qenë avokati i tij që ka sqaruar situatën duke treguar se çifti Duro janë në proces divorci dhe gjithçka ka ndhodhur për shkak se Klodiani ka shkuar të takojë të bijën e tij. Por ky akt nuk është mirëpritur nga nëna e vajzës e për pasojë ka ndodhur edhe ajo padi.

Seanca

Ditën es otme në Gjykatën e Tiranës është shqyrtuar masa e arrestit për një nga emrat më të njohur të futbollit tonë në dy dekadat e fundit. Ai ka dalë para gjykatës, më saktë para gjyqtarit Bedri Qori dhe është njohur me akuzat që ka ngritur prokuroria, referuar edhe denoncimit të bashkëshortes dhe veprimit të policisë. Pas shqyrtimit të çështjes gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Duron, pasi ende ekziston kallëzimi për të.

Policia njoftoi se Duro u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes. “Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit, një ditë më parë.

Lexo edhe :  Berisha gënjeu! Kreu i PD tentoi dy herë të merrte vizën, DASH vetëm injorim

Ndërkohë avokati i tij tha në seancë se Duro ka vajtur në banesën e ish-bashkëshortes për të takuar vajzën. “Ata janë në proces divorci dhe çështja ndodhet në Gjykatën e Apelit. Ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar që të takojë vajzën. Më datë 21 vajza ka pasur ditëlindjen dhe ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar”- ka thënë në gjykatë dhe jashtë saj avokati Erjon Kullolli. Sipas tij, Duro i ka siguruar ushqime për vajzën e tij, por nuk e ka takuar dot sepse gruaja ka refuzuar takimin.

Divorcet

Numri i divorceve në Shqipëri është dyfishuar në dy dekadat e fundit. Sipas të dhënave zyrtare, koeficienti i numrit të divorceve për 100 martesa ka ardhur në rritje, pasi nga 17,8 divorce për 100 martesa në 2014, në 21 në 2018.Thënë ndryshe afro 20% e martesave përfundojnë në divorc. Kjo është një shifër me e ulët se në vendet perëndimore, por në Shqipëri divorci bart një peshë tjetër sepse pasojat e tij janë më të rënda për shkak të kushteve ekonomike dhe sociale. Gjykata e Tiranës ka edhe peshën më të madhe për sa i përket numrit të padive për divorc.

Vetëm për periudhën janar 2019 – shkurt 2020 janë riregjistruar 1096 padi për zgjidhje martese. Ndërsa, në dy muajt e parë të vitit 2020, në Gjykatën e Tiranës, janë regjistruar 256 padi për divorc. Mbi 80% e kërkesëpadive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna.

Fëmijët janë viktima të konflikteve mes prindërve gjatë dhe pas këtij procesi, ndërsa përplasjet mes palëve vijojnë për një periudhë shumë të gjatë kohe derisa fëmijët ët rriten dhe të marrin vetë fatin e jetës së tyre në dorë. Janë të rrallë çiftet që nuk mbartin konflikt dhe respektojnë rregullat për vijimin e jetës në kushte normale për hir të fëmijës apo fëmijëve të tyre.

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV