Mediat italiane: Leksion për ‘Evropën e pasur’ nga ‘Shqipëria e vogël’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media italiane kanë komentuar gjestin e Shqipërisë për të dërguar në Itali një ekip prej 30 mjekësh e infermierësh, për të ndihmuar shtetin fqinj, pas situatës nga koronavirusi.

Në mediat italiane si, “OPEN”, tribunapoliticaweb.sm dhe të tjera ka publikuar lajmin thuajse me një titull; : Leksion për ‘Evropën e pasur’ nga ‘Shqipëria e vogël’ (La lezione all’Europa ricca della piccola Albania)

Lufta kundër Coronavirus nuk ka kombësi dhe nuk mund t’u lërë vend llogaritjeve egoiste. Kryeministri shqiptar Edi Rama, me gjestin e tij të vogël por të madh, u mësoi liderëve evropianë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e Evropës.

Shqipëria ka dërguar një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh për të ndihmuar Lombardinë në luftën kundër koronavirusit.

Një patrullë e vogël, kuptohet, por që nuk pritej aspak dhe sigurisht që nuk merret si e mirëqenë nga një vend që ende po lufton me një mijë vështirësi, duke filluar nga rindërtimi pas tërmetit të tmerrshëm të vetëm dy muajve më parë.

Këtë e di mirë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, që shpjegoi me një italishte të cilën do t’ia kishin zili anëtarë të ndryshëm të klasës sonë qeverisëse vendore se ai gjest ishte detyrë:

“Ne nuk jemi pa kujtesë – tha ai nuk mundemi që të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk braktisin kurrë një mik në nevojë. Sot jemi të gjithë italianë, dhe Italia duhet të fitojë dhe do ta fitojë këtë luftë edhe për ne, për Evropën dhe për gjithë botën”.

Pikërisht ajo Evropë që ende është e dyzuar se si, sa dhe kur do të japë ndihmën e nevojshme për vendet e saj që lëngojnë nga epidemia nuk mundet veçse të asistojë, me shpresë se do ketë një fije turpi, në bujarinë shqiptare.

Një gjest, ai po, pro-evropian, nga ata që shpresojnë të hyjnë një ditë në Bashkimin Evropian, por dukshëm me një frymë që shumë, sidomos në Veri të kontinentit, duket se e kanë harruar:

“Eshtë e vërtetë që të gjithë janë mbyllur në kufijtë e tyre – shtoi Rama – dhe vende shumë të pasura u kanë kthyer shpinën të tjerëve. Por ndoshta ngase nuk jemi të pasur dhe as pa memorie, nuk mund t’i lejojmë vetes që të mos i tregojmë Italisë se Shqipëria dhe shqiptarët nuk e braktisin.”

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV