Salvini telefonon Ramën: Nuk do ta harrojmë zemërgjerësinë e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini ka telefonuar sot kryeministrin shqiptar Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën konkrete, e solidaritetin e treguar në dërgimin e ekipit mjekësor shqiptar në ndihmë të emergjencës së koronavirusti në Itali.

“Faleminderit populit shqiptar e qeverisë së tij. Me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shfaqën një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojmë” ka thënë Matteo Salvini.

“Sapo të mbaroj emergjenca”, ka premtuar ish-ministri i Brendshëhm, do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij.”

Zyra e shtypit e liderit të Lidhjes ka deklaruar se raporti mes Matteo Salvinit e kryeministrit shqiptar Edi Rama është prej vitesh mjaft i mirë.

Edi Rama dhe më parë ka qënë përherë i disponueshëm për të ndihmuar Italinë në shpërndarjen e emigrantëve.

Shqipëria dërgoi një ditë më parë 10 mjekë e 20 infermierë shqiptarë, të cilët do të nisin menjëherë punën në spitalet e Breshës e Bergamos, që janë dhe territoret me numrin më të lartë të viktimave e pacientëve në kurim në repartet e terapisë intesive.

Ata mbërritën paraditen e sotmr nga Roma në aeroportin “Valerio Catullo” të Veronës.

Drejt Lombardisë ekipi shqiptar ka udhëtuar së bashku me ministrin italian të Çështjeve rajonale Francesco Boccia.

Në aeroportin e Veronës janë pritur nga Guvernatori i Lombradisë Atilio Fontana dhe zëvendësministri i brendshëm Vito Crimi.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar deri më tani 5944 viktima e 39 415 pacientë të infektuar.

Të fundit

Në prag të ditës finale, a do të fitojë PS në 11 Maj? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, teksa ndodhet në makinë rrugës për një...

Krimet zgjedhore/ SPAK: Janë administruar 123 kallëzime, 35 prej tyre në hetim!

SPAK bën me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit. Krimet Zgjedhore - 123 materiale...

Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai

Nuk ka një studim të vetëm që konfirmon përfundimisht se inteligjenca trashëgohet kryesisht nga nëna. Megjithatë, disa kërkime kanë sugjeruar se gjenet e inteligjencës...

Krimet zgjedhore/ BKH dhe Policia kontrolle në disa zona të Shkodrës

Ndërsa tre ditë na ndajnë nga procesi zgjedhor për parlamentaret 2025, strukturat speciale BKH në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë ndërmarrë zhvillim e...

80 vjet pas luftës: A po distancohet SHBA nga Europa?

Më 8 Maj 1945 kapitulloi Wehrmacht-i (Ushtria e Gjermanisë naziste). Lufta e Dytë Botërore, që nisi më 1 shtator 1939 me invazionin gjerman në...

Lajme të tjera

Web TV