Në Spanjë bilanci i të prekurve vazhdon të rritet me ritme të larta. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 812 persona, ndërsa numri total i të vdekurve ka shkuar në 7340.
Ndërkohë me bilancin e lartë që Spanja ka shënuar në javën e fundit, sot është edhe dita e parë e bllokimit të qytetarëve, si edhe janë marrë masa më shtrënguese pasi qeveria ndaloi të gjithë punëtorët nga punët e tyre, duke i urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.
Shumë qytetarë po bëjnë mbylljen e bizneseve dhe të gjitha qendrave ku mblidhen shumë njerëz.