“Leksione shqiptare” për BE-në, mediat e huaja përgëzojnë Ramën për ndihmën ndaj Italisë (FOTO)

Vendimi i kryeministrit Edi Rama për të çuar në Itali 30 mjekë dhe infermierë, ka marrë një vëmendje të gjerë nga mediat e huaja. Rama e mori vendimin për t’i ardhur në ndihmë pacientëve italianë të prekur me koronavirus.

Mediat prestigjoze “Il Tempo”, “La Reppublica”, “La Stampa”, “Secolo d’Italia”, “Nazione-Carlino-Giorno”, janë disa nga mediat që kanë shkruar për kryeministrin Rama.

Më poshtë janë disa nga gazetat që e kanë pasqyruar gjerësisht, duke pasur në fokus titullin “Leksione shqiptare”.