Në Wuhan vdiqën shumë më tepër se sa raportoi Kina, ja e vërteta e frikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e Wuhan-it, vendit ku fillimisht ‘shpërtheu’ koronavirusi, pretendojnë se në atë qytet kanë vdekur 42,000 persona nga virusi, shifër kjo 10 herë më e lartë se ajo që kanë komunikuar autoritetet kineze.

Sipas autoriteteve, Covid-19 ka vrarë 3,300 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 81,000 të tjerë. Nga këto, 3,182 vdekje u raportuan vetëm në provincën Hubei.
Por banorët e Wuhan pretendojnë se 500 vazo me hirin e të vdekurve u janë dhënë familjeve të pikëlluara çdo ditë nga shtatë shtëpi varrimi që shërbejnë në të gjithë qytetin.

Kjo do të thotë që hiri i 3,500 personave është shpërndarë çdo 24 orë.

Bizneset e funeraleve u kanë thënë familjarëve që do ta marrin hirin përpara 5 prillit. Kjo do të thotë që në këtë periudhë 12-ditore do të shpërndahet hiri i 42,000 personave.

Ky informacion vjen në momentin kur provinca më në fund nxori nga izolimi 50 milionë banorët e saj.

Sidoqoftë, kufizimet për të udhëtuar brenda dhe jashtë qytetit të madh të Wuhan-it do të qëndrojnë në fuqi deri më 8 prill. Një burim i afërt me autoritetet në provincën Hubei tha që shumë banorë kishin vdekur në shtëpitë e tyre pa u diagnostikuar zyrtarisht.

Në botë aktualisht kanë humbur jetën më shumë se 30,000 persona dhe janë infektuar 664,695 të tjerë.

Italia ka raportuar më shumë se 97,000 raste të infektuara dhe më shumë se 10,000 vdekje.

SHBA ka raportuar 137294 raste dhe më shumë se 2,000 vdekje./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë...

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Europa përgatitet për një valë të re të nxehtësisë, temperaturat do arrijnë deri në 44°C

Pas një periudhe me mot më të freskët, pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore po përballen me një valë të nxehtësisë, ndërsa ajri i...

OpenAI rikthen GPT-4o pas kritikave të përdoruesve

OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus. OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT. Vetëm...

Lajme të tjera

Web TV