Pandemia/ Ja të drejtat e reja të të burgosurve miratuar me 20 mars!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Burgjet tona janë kthyer prej disa ditësh javësh në qendër të vëmendjes. Pas një gjobe të majme nga Gjykata Ndërkombëtare për rastin e një të burgosuri që vuante në kushte çnjerëzore dënimin, aty në fakt e kanë vuajtur dhe e vuajnë edhe dhjetëra të tjerë, tek rasti i vetëflijimit të Bilbil Hasanit, lirimi me kush i 570 të dënuarve, me kritere të dyshimta, e deri tek ankesat që erdhën pak ditë më parë nga burgu i Drenovës për trajtim jashtë çdo norme të personave që gjenden në atë burg të sigurisë së lartë.

Me 20 mars, pra para 10 ditësh është hartuar një draft me parime që lidhen me rregullimin e të gjitha të drejtave që kanë të burgosurit dhe ata që gjenden në vendet e vuajtjeve të dënimeve.  Nuk dihet ende nëse këto parime të reja që janë hartuar në kuadër të pandemisë botërore, të jenë vënë në dispozicion të të burgosruve, por sipas të dhënave është Komiteti Shqiptar i Helsinikit që jo vetëm i ka përkthyer po amdje edhe i ka adresuar në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Janë një sërë pikash në të cilat sqarohet me detaje kujdesi që duhet të bëjnë autoritetet që nga respektimi i bazës ligjore e deri tek ndihma që iu duhet dhënë në mënyrë njerëzore të dënuarve që mund të rezultojnë të prekur nga corona virusi Covid-19.

Parimet

Lirimi i 570 të dënuarve që në fakt janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi është përshendetur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Ata kanë kritikuar kushtet dhe kriteret pasi kanë pretenduar se ato mund të ishin më lehtësuese me qëllim që nga ky akt të përfitonin më shumë persona, se sa në fakt kanë përfituar. Në një reagim të tyre ata saktësojnë se: “Në përmbushje të këtij misioni si dhe bazuar në bashkëpunimin e kahershëm me Drejtorinë e Burgjeve dhe Institucionet Penitenciare, KShH gjen rasti t`ju përcjell parimet themelore të hartuara me 20 mars nga ana e Komitetit Europian për Parandalimin e Torturës, Dënimit dhe Trajtimit Çnjerëzor e Degradues. Këto parime orientojnë shtetet anëtare të Këshillit të Europës, përfshi këtu edhe vendin tonë, për trajtimin e përsonave të privuar nga liria në kushte e pandemisë së sëmundjes së corona virus. Ndaj do të vlerësonim ndërmarrjen e të gjitha masave që mundësojnë zbatimin e këtyre parimeve si dhe sjelljen e këtyre parimeve në vëmendjen e institucioneve penitenciate dhe administrës së burgjeve”!

Lexo edhe :  Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok, burg për gjyshen e babain e të miturit

Konkretisht këto parime kanë të bëjnë me: Parimi themelor duhet të jetë ndërmarrja e të gjitha veprimeve të mundshme për të mbrojutr shëndetin dhe sigurinë e të gjithë personave të privuar nga liria. Ndërmarrja e një veprimi të tillë kontribuon gjithashtu në ruajtin e shëndetit dhe sigurisë së stafit. Udhëzimi i OBSH-së për luftimin e pandemisë si dhe udhëzimet klinike për shëndetin kombëtar në përputhje me standartet ndërkombëtar, duhet të respektohen dhe të zbatohen në të gjitha institucionet e privimit të lirisë. Stafi duhet të marrë mbështetjen profesionale, masat kufizuese ndaj personave të privuar duhet të kenë bazë ligjore. Ata duhet të marrin informacion gjithpërfshirës në një gjuhë që ata ta kuptojnë.

Mbipopullimi duhet të marrë një zgjidhje; të përdorën më shumë alternativat e paraburgimit si dhe të rivlerësohet nevojë për trajtimin e pavullnetshëm të pacientëve psikiatrik; duhet vëmendje ndaj personave me nevoja specifike për sa i përket të sëmurëve; ekzaminimi i domosdoshëm për Covid dhe adresim për kujdes intensiv. Po ashtu kujdes duhet për dhënien e ndihmës psikologjike për të gjithë personat me probleme shëndetësore. Duhet të respektohen të drejtat themelore. Në rast ndalimi vizitash nga familja, duhet të zëvendësohen me rritje të akseseve në mjete të tjera alternative të komunikimit si telefonike osë nëpërmjet internetit.

Në rast se një i burgosur është i infektuar e për pasojë është i izoluar, ai duhet të kontaktohet çdo ditë njerësisht nga autoritetet, masat mbrojtëse kundër keqtrajtimit të personave të ndodhur nën kujdesin e zyrtarëve ligjzbatues si tek avokat, te mjeku, njoftimi i kujdestarit ligjor etj, duhet të respektohen plotësisht. Po ashtu duhet të lejohet monitorimi nga organet e pavaruara duke përfshirë Mekanizmat Kombëtarë për Parandalimin e Torturës. Shtetet duhet të vazhdojnë të garanatojnë akses për aktorët monitorues.

Nuk dihet nëse të dënuarit që gjenden nëpër burgjet tona janë vënë në dijeni të këtyre parimeve bazë të kësaj kohe por janë disa zëra shqetësues në fakt që kanë ardhur nga personave që vuajnë dënimet në disa burgje. Nuk dihen masat që janë marrë përveç asaj të shkëputjes së çfarë do lloj kontakti, jo vetëm fizik me familjen e tyre!

 

 

Të fundit

Qeveria japoneze jep ndihmë financiare për restaurimin e liqenit të Urmisë

Qeveria japoneze ka premtuar 3.3 milionë dollarë për të mbështetur restaurimin e liqenit Urmia, që ndodhet në provincën e...

“Vasalë të amerikanëve”/ JD Vance sulmon sërish Evropën, ja tre vendet që ka përjashtuar

Evropa është “aleati ynë”, por nuk mund të jetë një “vasal i përhershëm” i Shteteve të Bashkuara për sa i përket sigurisë dhe tregtisë,...

Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë/ Një vlerë e shtuar turistike!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rruga e re që lidh Shëngjinin me Velipojën, një projekt  infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në...

Hulumtimi/ Serbia ndër vendet me më së shumti dezinformata ruse

Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë ka gjetur se ish-republikat sovjetike dhe vendet e Ballkanit janë...

Lufta tregtare, posta e Hong Kongut pezullon dërgesat drejt SHBA

Posta e Hong Kongut (Hong Kong Post) ka njoftuar se nuk do të mbledhë asnjë tarifë doganore në emër të Shteteve të Bashkuara dhe...

Lajme të tjera

Web TV