Princi Charles shërohet nga koronavirusi, i jep fund vetizolimit  

Princi Charles është shëruar nga koronavirusi, ndërsa i ka dhënë fund edhe vetizolimit.

71 vjeçari shfaqi simptoma të lehta të koronavirusit, ndërsa tashmë e ka marrë veten duke iu bashkuar edhe bashkëshortes së tij Camilla. Kjo e fundit kishte dalë negative në testet ndaj Covid-19.

“Pas konsultës me mjekun e vet, princi i Uellsit tashmë ka dalë nga vetizolimi”, u shpreh zëdhënësi i princit Charles, shkruan BBC.

Ai shtoi se vetizolimi i Princit Charles zgjati shtatë ditë sipas udhëzimeve të qeverisë dhe institucioneve shëndetësore.

Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 19 mijë raste të infektimeve dhe 1228 njerëz kanë vdekur.