Nga Nikoleta Kovaçi/
Pas lirimit të Bajram Hajrit, njërit nga pesë personat që dyshohen si autorë të ngjarjes makabre të rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Dodë (Jan) Prengës, gjykata ka vendosur të nxjerrë jashtë qelive edhe 8 persona të tjerë, të cilët rezultojnë të vërtetuar për trafik qeniesh njerëzore. Ata janë pjesë e një prej grupeve më të mëdha që kanë funksionuar në këtë trafik që synim kanë patur tri shtetet me të cilat shqiptarët e kishin të pamundur të mbërrinin; SHBA, Britani dhe Kanada.
6 burra e dy gra kanë përfituar nga gjendja jo e mirë shëndetësore dhe mosha e thyer e për pasojë edhe pse prokuroria ka kërkuar masa dënimi relativisht jo të ulëta, ata janë lejuar të dalin nga qelia duke bërë të mundur kështu vuajtjen e dënimit në kushtet e arrestit shtëpiak të detyrueshëm. Sipas të dhënave bëhet me dije se të 8 personat e burgosur i kanë dokumentuar sëmundjet e tyre me epikrizat përkatëse pasi sipas të dhënave që të gjithë vuanin nga sëmundje kronike, sëmundje që janë lehtësisht të gjurmueshme nga prania e një virusi të tmerrshëm vdekjeprurës, që tashmë prej javësh ka goditur edh evendin tonë.
Kështu mësohet se nga burgu me vendim gjykate në arrest shtëpie janë dërguar Nik Bushi, Prel Gjelaj, Roza Frroku, Liri Muçollari, Nosh Volaj, Artur Karaj, Tanush Prenga dhe Mensur Selami. Këta shtetas u prangosën në mars të 2018 ndërsa procesi ndaj tyre ndodhet në fazën e dhënies së vendimit pas pretencës së SPAK. Sipas gjykatës këta shtetas kanë dokumentuar me raport mjekoligjorë probleme shëndetësore kronike, janë mbi 55 vjeç, si dhe dy prej tyre janë gra!.
Pretenca
35 anëtarët e shtatë bandave kriminale, që vepronin si një grup i strukturuar, dhe që kishin trafikuar mbi 1 mijë persona drejt vendeve të BE-së, Anglisë, SHBA-së dhe Kanadasë, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada, u arrestuan në marsin e dy viteve më parë.
Ndalimi i tyre u bë për shkak të kërkesave që kishin ardhur nga këto vende, ndërkohë që më vonë u mësua se disa prej tyre ishin emra të njohur në këtë fushë që prej më shumë se 15 vitesh. Të dhënat e asaj kohe treguan se ky grup i strukturuar kriminal u godit policisë shqiptare, në bashkëpunim me policinë franceze, italiane, spanjolle dhe angleze, si dhe dy agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në pretencën e saj, Prokuroria ka kërkuar nga 6 deri në 10 vite burg për 35 anëtarët e këtyre grupeve kriminale, mes të cilëve ka edhe gra, pretencë që u dha në janarin e këtij viti. Ndërsa në këto momente bëhet me dije se anëtarët e këtyre grupeve kriminale kanë patur njohjen me vendimin e gjykatës për masat e dënimeve, dënime që sigurisht që do të njihnin edhe apelim.
Pretenca për 35 anëtarët
1. Ardian ÇORRI, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë – 10 vite burg
2. Luan QYRKU, banues në Tiranë – 10 vite burg
3. Eno MUÇOLLARI, banues në Tiranë – 9 vite e 4 muaj burg
4. Ardian GURAKUQI, lindur në Elbasan e banues në Tiranë – 8 vite e 8 muaj burg
5. Zaim HYSENBELLIU, lindur në Skrapar e banues në Tiranë – 9 vite e 4 muaj burg
6. Arben KAJAÇI, lindur e banues në Tiranë – 8 vite burg
7. Genci OSMANAJ, lindur e banues në Tiranë – 8 vite burg
8. Oltjan SERANI, lindur në Përmet e banues në Tiranë – 8 vite e 8 muaj burg
9. Tanush PRENGA, lindur në Krujë dhe banues në Laç – 8 vite burg (liruar)
10. Liri MUÇOLLARI, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë – 6 vite e 8 muaj burg (liruar)
11. Fuat ZAIMI, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë – 8 vite burg
12. Nikolin PRISKA, banues në Tiranë – 8 vite burg
13. Ylber RAMA, lindur në Dibër e banues në Tiranë – 8 vite burg
14. Haki TARJA, banues në Tiranë – 8 vite burg
15. Bedri BENDAJ, lindur në Berat, e banues Tiranë – 8 vite burg
16. Erenik AVDYLI, banues në Tiranë – 6 vite e 8 muaj burg
17. Nik BUSHI, lindur e banues në Shkodër – 9 vjet e 4 muaj burgim (liruar)
18. Kolë VUSHAJ, banues në Malësi të Madhe – 9 vite e 4 muaj burg
19. Emiljan SINJARI, 6 vjet e 8 muaj burg
20. Alfred KALAJ, banues në Malësinë e Madhe – 8 vite burg
21. Mhill ZEFI, banues në Shkodër – 8 vite burg
22. Nosh VOLAJ, banues në Malësi e Madhe – 8 vite burg (liruar)
23. Prel GJELAJ, banues në Malësi e Madhe – 8 vite burg (liruar)
24. Sokol DULI, banues në Lezhë – 8 vite burg
25. Euglen DUSHKU, banues në Lezhë – 8 vite burg
26. Leonora DUSHKU, banuese në Lezhë – 6 vite e 8 muaj burg
27. Roza FRROKU, lindur në Fier e banuese në Lezhë – 6 vite e 8 muaj burg (liruar)
28. Blerim BRAHIMI, banues në Lezhë – 8 vite burg
29. Luigj SHTINJA, banues në Kurbin – 8 vite burg
30. Esat CAKONI, banues në Kurbin – 8 vite burg
31. Fatos MUJA, banues në Kukës – 8 vite burg
32. Kreshnik MUJA, banues në Kukës – 8 vite burg
33. Artur KARAJ, banues në Krujë – 10 vite burg (liruar)
34. Kristian Zallinaj, banues në Shkodër – 8 vite burg
35. Mensur Selami, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi – 8 vite burg (liruar)