Lajm i mirë/ Shërohen 5 pacientë të tjerë nga Covid-19 në Shqipëri

Pesë pacientë të tjerë ia kanë dalë që të fitojnë luftën ndaj koronavirusit dhe të lënë Spitalin Infektiv ditën e sotme, pas rezultimit negativ të testit për virusin e rrezikshëm.

Bashkë me ta numri i të shëruarve në vendin tonë ka arritur në 52 persona, shifër kjo që duket shpresëdhënëse.

Ky lajm u bë publik nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se d prej tyre përpara disa ditësh kanë qenë në gjendje të rëndë.

“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga ?#COVID-19?

Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi?? Deri tani 5️⃣2️⃣ të shëruar nga ?#COVID-19?”,- shprehet Manastirliu./Fjala.al/