Covid-19/ “Nuk takoj dot Feron”, modelja e bllokuar në Angli po ‘vuan’ larg të dashurit

Pandemia e ka ‘bllokuar’ në Londër Arbenita Ismaijli-n, modelen shqiptare.

Koronavirusi ka bërë që shumë shtete t’i mbyllin kufijtë dhe të anulohen shumë fluturime.

Për shkak të pandemisë, modelja Arbenita Ismajli ka ngelur e mbyllur në Britani, por kjo gjë po bën që të ketë mall për më të dashurit e saj.

Ajo përmes një postimi tregoi se është mërzitur ngase këto ditë të karantinës po i kalon larg familjes dhe të dashurit.

“Kam ngecur në Londër. Nuk mund të kthehem për të takuar familjen dhe të dashurin. Shpresoj që e gjithë kjo të përfundojë mirë,” ka shkruar ajo.

Image
Për ndryshe, Fero dhe Arenita janë shumë të komentuar në shtypin rozë, që prej kur e bënë publike lidhjen.