Etleva Tafa: Karantina, po shkruaj vargje si kurrë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rubrika: “Shkrimtari në karantinë”

Nga Leonard Veizi

E mësuar të udhëtojë e të gjendet në takime letrare pa fund këtej e andej kufirit shqiptar, ku jo rrallë është kthyer në Tiranë me çmime, duket se karantinë nuk është fort e përshtatshme për një poete si Etleva Tafa. Por një gjë të tillë, gjithsesi ajo e ka pranuar me durim e sportivitet. E megjithëse një kohë jo fort e favorshme, ajo ka vendosur ta sfidojë duke shkruar e lexuar si kurrë më parë. Dhe si për ta vërtetuar këtë, poetja e njohur ndan me ne vargjet e fundit të saj. Për më tej se kaq Etleva Tafa flet tek Fjala.al:

 -Si po i kaloni ditët në karantinë?

Ndodhemi në një  situatë të re ngujimi. Sigurisht përtej çdo gjëje kjo kohe karantine është në favorin e shëndetit tonë. Ditët po palosin njëra-tjetrën në izolim, por kjo na bën të rrime më shumë me njërit e dashur në familje. Por lajmet që dëgjojmë nga shtetet e tjera dhe sidomos nga Italia fqinje na lëndojnë shumë, keqardhje të madhe ndiejmë.

 -A është frymëzuese për ju një situatë e tillë?

Kjo faze karantine, përveç mungesës së shëtitjeve në ajër të pastër, apo rutinës jetësore, më krijon kohë me bollëk, dhe kjo kohë më jep frymëzim në krijimtari ose për t’u marrë edhe me zhanre të ndryshme të letërsisë. E shfrytëzojmë kohën bukur, duke shkruar e lexuar, si asnjëherë më parë.

-A mund të përbëjë ky precedent një motiv që në të ardhmen të shkruhet më shumë për të dhe rreth saj?

Unë mendoj se po, sigurisht që më vonë do të kemi një motiv për të shkruar rreth kësaj. Mjafton fantazia në  forma dhe histori të ndryshme. Kemi aq shumë detaje për të shkruar, mjafton dëshira dhe mënyra e të shkruarit.

Lexo edhe :  DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

 -A mund të kthehet në vlerë qëndrimi si i ngujuar nga frika e një virusi?

Vlerë ndoshta mund të quhet që po mposhtim dëshirat dhe po ndrydhim për ca kohë pasionet, nuk mendoj, mbase… Durimi është këmbëkryq me ne, ndoshta është vlerë edhe kjo hata.

 -Kush është primare në ditë të tilla, leximi apo krijimtaria?

Të dyja janë në funksion të njëra-tjetrës. Por unë kam pasur më shumë frymëzim në të shkruar. E ndiej veten shumë mirë, kur çdo ditë lexoj nga një poezi apo ndonjë skicë të re, te sapo shkruar. Ditën e shfrytëzoj me të shkruar dhe mbrëmjen duke lexuar.

-Dhe në fund…?

Duke uruar të kemi sa me shume durim, për të qëndruar në shtëpi, që ta kalojmë sa me shpejt dhe pasoja këtë situate vrastare dhe të jashtëzakonshme për njerëzimin, po ju përshëndes me një poezi.

 

Po të pikon zemra…

E dëgjove çfarë ka ndodh,

Ka ra heshtja,

Ka ra ora e mallit…

Ti tash nuk mundesh

Me m’pa

E as me m’kap.

Përtej…Adriatiku,

Përmbi…bjeshkët,

Matanë…kufiri,

Detar,

Ajror,

Tokësor,

Çdo gjë është m’shel,

Ne askund…

Edhe feniksi ka nal zanin,

Ka nis tu u pëcellue

Tash kemi vetêm Zotin në qiell

Dhe lutjet mbi tokë!

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV