Pranga Artur Zhgjunit, si iu shpëtoi plumbave të policisë me 4 fëmijë në makinë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Artur Zhgjuni, 40 vjeç, është arrestuar pasditen e djeshme në një operacion të RENEA-s. Të dhënat janë bërë publike nga policia e Shtetit, e cila flet për një person të arrestuar në kuadër të një operacioni të emërtuar: Godull 2020. Në fakt ai është konsideruar si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por Arturi, babai i tre fëmijëve, është dorëzuar pa bërë asnjë rezistencë.

Ndonëse pretendohet se për arrestimin e tij në Adriatik të Mamurrasit të kenë shkuar edhe efektiv të RENEA-s, ndalimi i tij është bërë pasi ndaj tij ekzsitojnë një mori akuzash të pavërtetuara. Është Italia që ka nisur në emër të tij drejt vendit otnë një urdhër arrest për një sërë akuzash, akuza që në fakt mbrojtësit ligjor të tij i kanë kundërshtuar edhe në Itali, ndërsa në zonën e Kurbinit, aty ku edhe jeton e banon familja Zhgjuni bëhet me dije se Arturi është konfliktuar jo pak herë me policinë, pasi ata kanë këkruar ta arrestojnë për llogari të italianëve, por që asnjëherë nuk kanë mundur ta kapin. U desh ky izolim nga Covid-19 që 40-vjeçari të gjendet në shtëpi me familjen e tij.

Policia   

Në një reagim të mëngjesit të sotëm policia e Shtetit bën me dije se është kapur një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë. Policia e ka koduar operacionin policor “GODULL 2020”, duke e lidhur me një tjetër operacion që ka ndodhur pak ditë më parë në zonën e Godullit ku u kapën dy persona që tentonin të nisnin një sasi kanabisi sativa në drejtim të Italisë.

Nuk dihet se përse e bën këtë njehsim operacionesh  policia por në njoftimin e saj thuhet: “Në bazë të informacioneve të marra nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “GODULL 2020”. Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull, forcat e Policisë kanë rrethuar banesën e shtetasit A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.

Lexo edhe :  Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg”.

Po si është e vërteta e Zhgjunit?

Policia në deklaratën e saj nuk bën publik faktin se sa vite ka në kërkim personi me “rrezikshmërinë” e lartë shoqërore, ndonëse ai akuzohet për 6 vepra penale, tri në vendin tonë e tri në Italinë fqinje. Ndonëse policia tregon se sa vite burg mund të dënohet i arrestuari, bëhet me dije se në fakt, i arretsari i sotëm është rrethuar edhe dy herë të tjera. Njëherë madje mësohet se ka patur katër fëmijë në makinë, dy të vetët dhe dy të një fqinjit të tij kur është rrethuar dhe madje policia ka gjuajtur edhe me armë mbi makinën në të cilën kishte fëmijët.

Aso kohe, sipas të dhënave lokale, policia e Kurbinit e dinte se Arturi ishte në shtëpi por më pas, pas asaj ngjarjeje të rëndë që iu rrezikua jeta e tij dhe e katër fëmijëve, policia u tërhoq për shkak se u bë precedente e dënueshme me atë akt. Megjithatë, tashmë do të jetë prokuroria që do të verifikojë të gjitha akzuat që ka publiku policia ditën e sotme për 40 vjeçarin, baba të tre fëmijëve, që konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 

Të fundit

“Ligji nuk është mbi Zotin”, famullitari i Shkodrës: Banorët u mashtruan

Në meshën e së dielës në Shkodër, famullitari Dom Vlash Palaj ka mbajtur një mesazh të fortë në lidhje...

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Lajme të tjera

Web TV