Tragjike/ Koronavirusi shuan familjen për 4 ditë në Itali

Një ngjarje tragjike e histori rrënqethëse raportohet të ketë ndodhur në Itali për shkak të koronavirusit, i cili ka marrë jetët e pjesëtarëve të një familje në vetëm 4 ditë.

Katër anëtarët e një familje nga Lombardia e Italisë nuk kishin asnjë problem të rëndë shëndetësor, megjithatë ata kanë vdekur në mënyrë tragjike nga koronavirusi brenda një jave.

Familja që u zhduk nga virusi i rrezikshëm ishte nga qyteti prodhues i verës në Voghera të Lombardisë.

I pari që humbi jetën të premten më 27 mars ishte Alfredo Bertuçi, i cili ishte në moshën 86 vjeç. Pas 86-vjeçarit humbën jetët edhe dy djemve të tij, të quajtur si Daniele 54-vjeçar dhe 46-vjeçari Claudio, të dy raportohet se u sëmurën rreth 10 ditë më parë.

Ndërsa gruaja 77-vjeçare e Alfredos, Angela Albergati, e cila u trajtua në të njëjtin spital si anëtarët e familjes së saj, vdiq mëngjesin e sotëm.

Blitz raporton se familja shfaqi të gjitha simptomat e zakonshme të Covid-19, duke përfshirë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

86-vjeçari he dy djemtë e tij punonin si artizan të përpunimit të hekurit.

Miku i familjes që u zhduk në mënyrë të frikshme nga virusi Massimo Giovanni Fasano u shpreh se “kjo është një tragjedi e vërtetë. Ishin të gjithë të fortë e të shëndetshëm”.

Antonio Riçiardi, me një agjenci funerale lokale deklaroi: “Një gjeneratë e tërë është shuar në dy javë. Nuk kemi parë ndonjëherë asgjë si kjo. Të vjen vetëm të qash”./Fjala.al/