Angela Martinin e quajnë pornostare pasi publikoi foton seksi, ja reagimi saj

Modelja shqiptare Angela Martini shihet më në formë se kurrë gjatë këtyre ditëve në karantinë. Ajo poston shpesh foto provokuese në llogarinë e saj në Instagram.

Disa ditë më parë, ajo ka postuar foto nga frigoriferi i saj gjigand me ushqime dhe shkruan se karantina e ka detyruar atë të mësojë si të gatuajë.

Tani Angela ka tërhequr vëmendjen me një postim tjetër, ku shihet e veshur me një fustan të zi që e tregon shumë joshëse. Mesa duket modelja nuk po lë cep të shtëpisë së saj luksoze pa bërë foto.

Në këtë postim, një nga ndjekëset e saj i shkruan se më shumë i duket si pornostare, por Angela nuk e ka vrarë mendjen shumë dhe ia kthen përgjigjen me ironi.

“Unë mendoj se ti je pornostare”, i shkruajti ndjekësja asaj.

Keni mendime shumë të thella, duhet të jeni një filozofe”, ia ka kthyer ndër të tjera Angela.