“Bad boy” Stresi tani djalë i mirë, po kush e ktheu në rrugën e drejtë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reperi i njohur ‘Stresi’ ka treguar si po e përjeton karantinën. Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Rreze Dielli” reperi tha se ka vendosur të bëjë një jetë të shëndetshme në kushtet e karantinimit.

Ai shprehet se del për vrap, gatuan dhe ka lënë edhe duhanin, ndërsa u bën thirrje të rinjve që të ushqehen shëndetshëm.

Reperi nuk ka kontakte me familjarët dhe tregon se prindërit i shikon vetëm nga ballkoni.

“Dal për vrap, kam lënë duhanin. Kjo karantinë është shumë e thjeshtë për mua. Gjithmonë kam mbajtur karantinë edhe në kohë të thjeshta, por kjo nuk është shaka!
U bëj thirrje të gjithë të rinjve, mos të pijnë duhan më shumë, por të ushqehen shëndetshëm. Prindërit i shoh nëpërmjet ballkonit, ata janë në shtëpinë e tyre dhe kanë marrë masa të rrepta. Ushqimet i marr vetë, gatuaj vetë, po punoj me muzikën, po shkruaj”, shprehet Stresi.

Këngëtari ka një mesazh për të gjithë, në këtë periudhë që ai e quan serioze: Të mbrojnë veten dhe të tjerët.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV