Rritja e audiencës se mediave tradicionale dhe online, si një mundësi e mirë për marketing më efektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eni Nasi

Një nga elementët më të dukshëm në këto ditë izolimi është rritja e ndjeshme e kohës së cdo individi në internet. Nëse i referohemi statistikave të shumëkohëshme, rrjetet sociale mbajnë vendin e parë si nivel ndjekshmërie nga përdoruesit e internetit, dhe aktualisht kjo bëhet edhe më e dukshme. Në të gjithë botën klasifikohen si rrjetet sociale me nivel më të lartë ndjekshmërie YouTube, Facebook dhe Instagram. Në kohët e izolimit global rritja e impaktit të rrjeteve të mësipërm është një mundësi për biznesin, e cila duhet të analizohet dhe vlerësohet me kujdes. Kjo rritje mund te evidentohet në dy drejtime: në lidhje me numrin e përdoruesve aktivë dhe në lidhje me nivelin e përdorimit nga secili. Mjafton të analizosh tregues të thjeshtë si numri i shikimeve apo klikimeve të një postimi, ndjekësve të një faqeje, apo koha mesatare e përdorimit nga cdo individ dhe rezultati është i qartë.

Pra, në këto kushte, ku i gjithë biznesi është në një kolaps sa i përket aftësive të prodhimit, shpërndarjes apo shitjes direkte, duke u kufizuar vetëm në ato sipërmarrje me objekt aktiviteti të rëndësishëm për jetën e qytetarëve, gjendemi edhe përpara disa mundësive që do të sjellin një ndryshim rrënjësor në mënyrën e konceptimit të produktiteve apo shërbimeve, menaxhimit të biznesit apo rritjes se ndikimit në një pjesë më të madhe të tregut. Një nga format me efektivitet më të lartë të marketingut, prej disa vitesh tashmë konsiderohet marketingu i mediave sociale. Një ndër faktorët e vlerësimit të një mjeti për të reklamuar biznesin është numri i ndjekësve që mjeti siguron dhe niveli i mbetjes së mesazhit te publiku. Rritja e personave dhe kohes online bën që i njëjti postim publicitar të ketë ndikim në një numër  më të madh njërëzish. Sa më i madh të jetë numri i atyre që bien në kontakt me mesazhin publicitar, aq me teper rriten edhe shancet që të rritet niveli i ndikimit te secili. Me të njëjtin buxhet për ndërtimin e fushatave promocionale, sot biznesi mund të arrijë një numrët më të lartë shikueshmërie. Por nëse i referohemi portaleve kryesore në vend, jemi sërisht në situatë të ngjashme. Pjesa më e madhe e tyre operon me çmime fikse për shfaqjen e logos apo emrit të markës ose mesazheve të shkurtra. Nga ana tjetër, edhe për median tradicionale si televizioni apo radio vlen i njëjti arsyetim. Nuk ka periudhë tjetër, të paktën në tre vitet e fundit ku këto media të kenë arritur adiencë kaq tq lartë.

Lexo edhe :  Kadare mes ikjes dhe ardhjes!

Nga ana tjetër kufizimi i shumë veprimtarive ekonomike në këtë periudhë, nuk duhet të shihet vetëm si element negativ lidhur me vendimmarrjen mbi marketingun. Pjesa më e madhe e bizneseve, të cilat promvohen online nuk ofrojnë shitje online. Shumë prej tyre madje promovohen si të tillë por në fund aktiviteti rezulton cash on delivery, pra pagesa kryhet në dorëzimin e mallit.

Kjo situatë duhet të jetë edhe nxitëse për biznesin nga njëra ana që të investojë më tepër në plaformat e shitjeve online dhe nga ana tjerët për të diversifikuar produktin e tij në përshatje të situatës. Muajin e fundit ka qënë i lartë numri i restoranteve të cilët për herë të parë kanë ofruar shërbimin e shëprndarjes së porosisë direkt te klienti ose me ndermjetësinë e një kompanie që ofron kryerjen e porosisë online dhe transportin e saj.  Ky element është pozitiv, madje i ofron mundësi biznesit të krijojë edhe produkte sipas preferencave, nëse faqja web është e ndërtuar për ta mundësuar këtë, megjithëse këto raste janë të pakta.

Megjithsëse për shumë produkte aktualisht nuk mund të ofrohet shitja online, si veshjet, industri të tjera si ajo e produkteve elektroshtëpiake vazhdojnë të shesin duke dorëzuar mallin te klienti. Synimi i fushatës marketore nuk është vetëm të nxitë shitjet në priudhë afatshkurtër por edhe të mbetet në mendjen e konsumatorit në periudhë afatgjatë. Kjo realizohet përmes zgjedhjes së mesazheve të duhura për t’u shpërndarë, pasi vetë situata mund të imponojë biznesin të jetë më i kujdesshëm dhe nga ana tjetër të mbahet mend më gjatë. Situata e vështirë e mungesës së aktivitetit dhe rënia e konsumit, si element karakteristik i periudhave të ngjashme e vështirëson investimin në marketing por nuk duhet harruar që krahas mediave tradicionale me kosto të lartë transmetimi, portalet online dhe sidomos mediat sociale i japin mundësinë cdo subjekti ekonomik të zgjedhe fuashën që dëshiron, pa kufizime në buxhetin e saj apo kohën e transmetimit. Rifillimi i aktivitetit ekonomik do të jetë i vrullshëm dhe për rrjedhojë edhe konkurrenca më e lartë, si pasojë e rënies së konsumit dhe shtimit të shërbimeve mbështetëse, ndaj duhet që të gjitha njësitë, edhe ato të mesme dhe të vogla të jenë të përgatitura për këtë.

Të fundit

Stuhia Herminia ‘mbërthen’ Francën/ Përmbytje masive në vend, 3 rajone nën alarmin e kuq

Franca është përfshirë nga stuhia Herminia e cila ka sjellë pasojat e para në territorin francez. Sipas autoriteteve, tre rajone...

Shqiptarët, kursimtarë/ BSH: Rreth 81.2 përqind e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë

Shqiptarët rezultojnë një popull më kursimtar se vendet e BAshkimit Europian.Banka e Shqipërisë ka publikuar   “Vrojtimin mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”,...

Foto e jetës

Nga Namir Lapardhaja E gjithë përpjekja 3-vjeçare e Berishës, është për të mbërritur te kjo foto. Ai në krah të Edi Ramës. Njëri kreu i përjetshëm...

Al Nassr siguron një super blerje, sulmuesi 21-vjeçar zgjedh Arabinë Saudite

Klubet e mëdha në Europë ndoshta duhet të shqetësohen, pasi një prej sulmuesve më premtues në qarkullim, do i bashkohet se shpejti kampionatit të...

Kanalizimet problematike përmbytin 300 banesa në Durrës, banorët: Situata e përsëritur

Mbi 300 banesa u përmbytën në Durrës pas një rrebeshi shiu, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe pusetave. Banorët ankohen se...

Lajme të tjera

Web TV