Njerëzit janë futur brenda shtëpive, por kafshët janë më të lira se kurrë Ditët e fundit kafshët që fshihen rreth qyteteve i kanë kthyer qytetet në shtëpitë e tyre.
Gjatë shëtitjeve të tyre njerezit kanë fotografuar kafshët në këto ditë të pazakonta e i kanë postuar apo botuar këto imazhe e video në gazeta e media sociale.
Disa duket se janë tronditur nga shkathtësia e kafshëve e disa të tjerë me zbulimin që ata kanë qënë gjithnjë pranë tyre. Shumë nervozohen e shumë gëzohen, në varësi të kafshëve si edhe numrit që shfaqet në qytet. Një gjë është e sigurtë: në mungesë të njerëzve, natyra vazhdon punën e saj. Më poshtë, disa nga imazhet dhe video-t nga bota: