Hapja e kufijve/ Rama: S’do kemi vend për varre, do bëhemi më keq se Bergamo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot sërish për hapjen e kufijve dhe ka thënë se nuk mund ta lejojë të ndodhë diçka e tillë.

Gjatë një lidhje live në “Facebook”, Rama theksoi se nëse hapen kufijtë, Shqipëria nuk do të ketë më vend ku të varrosë njerëzit, pasi kthimi i shqiptarëve nga jashtë është rrezik potencial për përhapjen e koronavirusit.

“Me vjen keq, po dua ta them dhe këtë për hapjen e kufijve. Ndihemi keq, kur dua t’ju them bashkatdhetarëve tanë; nuk mund të vini dot në Shqipëri. Për një arsye të thjeshtë, pasi nëse ne hapim kufijtë dhe lejojmë kthimin në atdhe, ne nuk do kemi më vend për të varrosur njerëz jo si një Bergamo, as në Iran, por shumë më keq se kaq. Nuk mendoj se cilido që e ka këtë stres, e vini në dyshim se ky është i vetmi qëllim. Duke ardhur vini në rrezik dhe veten dhe të tjerët. Jetën e keni të sigurt, vuajtjen të garantuar si gjithë të tjerë. Lufta vjen që të na sjellë vuajtje jo gëzim. Lufta ka sjellë vetëm viktima, plagë. Kjo është lufta e tretë Botërore. Kur shikon që NATO është kthyer në një organizatë humanitare, dhe të gjitha arsenalet e armëve janë nëpër depo se si hynë askujt në punë. Asnjë armik s’do të mbyllte në shtëpi askënd. Ky armik i mbylli në shtëpi të vetë.”, tha Rama./Fjala.al./

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV