Paralajmërimi i ekspertëve/ Nafta do të jepet falas, kriza po krijohet nga rivaliteti i ‘të mëdhenjve’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tronditet tregu i arit të zi, çmimet e naftës mund të arrijnë nivelin zero

Përhapja epandemisë së koronavirusit, e shoqëruar me rivalitetin arabo-rus ka krijuar një “stuhi” të vërtetë në tregun e “arit të zi”. Sipas ekspertëve, së shpejti çmimet mund të bien nën zero, pasi furnizimi me naftë po e tejkalon kërkesën për të.

Industria e naftës, mund të përballet me një katastrofë, pasi reçensioni ekonomik i SHBA-së është shumë pranë, dhe kjo mund të bëjë që çmimi i naftës të arrijë nivelin e tij më të ulët historik që prej vitit 2002. Organizata e vendeve eksportuese të naftës, OPEK, ku bën pjesë Arabia Saudite dhe Rusia, po mundohet të ruajë një çmim të qëndrueshëm në 30.36 dollarë për fuci.

Por çmimi mund të bjerë shumë shpejt, teksa kërkesa për naftë po bie në mbarë botën. Ndërkohë Arabia Saudite, ka nisur një luftë çmimesh brenda OPEK-ut. Epidemia e koronavirusit, ka ulur shumë kërkesën për naftë dhe gaz në Kinë.

Dhe frika nga recesioni, mund të bëjë që e njëjta gjë të ndodhë edhe në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë. Për pasojë, nafta po përballet me “stuhinë e përsosur”:rënie të kërkesës, shoqëruar me shtimin e furnizimit. Rënia e çmimeve të naftës, mund të shkojë përfundimisht nën zero, pasi furnizimi me naftë, po tejkalon kapacitetin global të depozitimit.

Çmimet e ulëta të naftës, do të çojnë në një seri falimentimesh në sektorin e naftës dhe gazit. Dhe nëse kjo situatë do të zgjasë për shumë kohë, vendet të tëra mund të zhyten në krizë ekonomike. Javën e kaluar, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nisën zbatimin  e një programi për të rritur kapacitetin e prodhimit, në një përpjekje për të “përmbytur” tregun me naftë.

Qëllimi është të fitohet më shumë pjesë nga tregu, dhe të falimentojnë kompanitë amerikane të naftës argjilore, që po hasin tashmë shumë vështirësi pas përpjekjeve të OPEK për t’i mbajtur të ulëta çmimet e naftës. Dhe ky veprim vjen, pasi Rusia nuk pranoi të ulë prodhimin e saj, për të ruajtur një nivel normal çmimesh.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Ekspertët në Ëall Street, besojnë se këta faktorë mund t’i çojnë çmimet e naftës nën zero, dhe kjo do të ishte shkatërruese si për prodhuesit amerikanë të naftës argjilore, ashtu edhe për vendet e OPEK, që mbështeten mbi një çmim të lartë të naftës, për të balancuar buxhetet e tyre, dhe për të stabilizuar monedhat e tyre kombëtare.

Kërkesa globale për naftë, është aktualisht vetëm 100 milionë fuçi në ditë. Por pasojat ekonomike negative nga pandemia e koronavirusit, mund ta ulin kërkesën deri në 20 për qind. Kjo do të krijonte një tepricë ditoree prej deri në 20 milionë fuçi naftë, që do e tejkalonte me shpejtësi kapacitetin e depozitimit, duke i detyruar prodhuesit e naftës të paguajnë klientët për të blerë mallin.

Nafta që nxirret nga toka, duhet të konsumohet ose të ruhet. Kur kostoja e ruajtjes rritet shumë, ose hapësira mbaron, kompanitë mund të paguajnë klientët për të pasur hapësira shtesë. Administrata Trump po përfiton nga çmimet e ulëta të naftës, për të mbushur rezervat e saj strategjike në Luiziana dhe Teksas, ndërsa po mbështet prodhuesit amerikanë të naftës argjilore në këtë periudhë të vështirë. Qeveria amerikane, po planifikon të blejë një total prej 77 milionë fuçi nafte brenda disa javësh.

Nëse pandemia e koronavirusit do vazhdojë gjatë, industria amerikane do të vuajë në një periudhë afatshkurtër, Rusia dhe Arabia Saudite do të përfitojën gjatë kësaj kohe. Por nga ana tjetër, Rusia mund të përballet me një krizë monetare, si ajo që përjetoi në vitin 2014.

Sipas një përllogaritje, Rusisë i duhet një çmim nafte në nivelin 40 dollarë për fuçi për të balancuar buxhetin e saj ,ndërsa Arabisë Saudite i duhet një çmim mbi 80 dollarë për fuçi. Por për momentin, që të dyja kanë rezerva të mëdha për ta përballuar situatën. Vendet më të dobëta të OPEK si Iraku, Irani, Venezuela dhe Nigeria, mund të përjetojnë kriza të forta ekonomike, nëse çmimet e naftës do të mbeten të ulëta për një kohë të gjatë.

S.T

*Burimet CNN, CNBC, OilPrice

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV