Rama tregon çdo ndodhë: Sanksione të forta për shkelësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se do të ketë disa lehtësime në lëvizje, ndonëse e thekson se lirimi i  këtyre masave do jetë me pikatore, pra shumë i vogël.

Rama ka thënë se për të bërë një lehtësim të tillë, duhet që në të njëjtën kohë të vendosen edhe sanksione shumë të forta.

Gjatë një komunikim live në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se nëse personave që do u lejohet të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë, do i përdorin makinat për funksione të tjera do e paguajnë shtrenjtë këtë shkelje.

“Ne pa diskutim që bazuar mbi këtë ecuri pozitive kemi mundësinë të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë-shkallë, për të lehtësuar psikologjikisht në radhë të parë jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët, por nuk kemi të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar.

Ndërkohë dua t’u them se nëse do të zgjedhim të fillojmë me disa lehtësime patjetër që duhet të bëjmë edhe disa shtrëngime, se do jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë e të kuptojnë që shfaqen aty këtu duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Ajo që po konsiderojmë është që duke lehtësuar, fjala vjen fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet e që nuk e kanë të mundur të lëvizin të gjithë me automjetin e tyre privat, duhet të rrisim sanksionet për ata që do e shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë, e duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje lirie për dikë që nëse merr një automjet për të shkuar në punë, e përdor automjetin e tij privat për të transportuar njerëz të tjerë. Kjo është në diskutim intensiv në shtabin tonë dhe duke dëgjuar me vëmendje ekspertët, të cilët pas këtij bashkëbisedimi do të kem një diskutim të gjerë dhe të gjatë”,-deklaroi Rama./Fjala.al/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV