“Kur erdha në Itali më mbajtën me bukë”, gjesti human i shqiptarit prek italianët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar që jeton prej vitesh në Itali ka vendosur të bëjë një gjest human dhe të ndihmojë popullin italian.

Edmond Prenga, i cili është pronar i një furre buke, ka vendosur ta falë bukën për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ta blejnë, duke qenë se Italia është e pushuar nga kriza e koronavirusit.

39-vjeçari nuk ka pritur që njerëzit të vinin në dyqan e të kërkonin bukë, pasi mendonte se ata kishin ndrojtje, prandaj ai vendosi që ta paketontë bukën në qese dhe më pas ta varte në hekurat e trotuareve duke vënë sipër një mesazh ndihme: “ Nëse ju nevojitet kjo është për ju”.

” Kam provuar urinë, kam mbërritur në Itali në vitin 1998 pa para, i di mirë këto problem. Kështu që vendosa t’i lija qeset me bukën jashtë, sepse mendova se njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim. Ne u rritëm, marrëdhënia me italianët është e forte. Ne shqiptarët e dimë varfërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur , e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë ”.- Është shprehur Edmondi për mediat italiane.

Ndërkohë shembullin e Edmondit e kanë ndjekur shumë biznese tjera të vogla.

Të fundit

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vjet, goditi në orët e...

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5 ditore në Skoci, Trump deklaroi...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

Lajme të tjera

Web TV