Pamje të tmerrshme/ Në grevë për 288 ditë, vdes këngëtarja e njohur turke

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja turke, Helin Bolek, anëtarja e një grupi të muzikës popullore, ka ndërruar jetë në ditën e 288 të një greve urie në Turqi.

Bolek  kolegët e saj kishin filluar grevën, pasi ishin burgosur sepse kishin protestuar ndaj Qeverisë së Turqisë, thuhet sipas një postimi të grupit në Tëitter, raporton The Guardian.

Grupi i muzikës turke popullore “Yorum”, të njohur për këngët e tyre të protestës, kishin thënë se 28-vjeçarja kishte ndërruar jetë të premten në një shtëpi në Stamboll, aty ku ajo ishte duke e organizuar grevën e urisë.

Grupit të 28-vjeçares në vitin 2016 u është ndaluar të performojnë, si edhe autoritetet kanë burgosur disa prej anëtareve të tyre.

Qeveria turke akuzon Grupin Yorum për lidhje me Partinë e jashtëligjshme DHKP, e shpallur si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ndërsa një pjesë e anëtarëve të rupit u burgosën, Bolek dhe një tjetër pjesëtar i grupit të tyre, Ibrahim Gokcek, ishin futur në grevë urie për t’i bërë presion Qeverisë që t’i lironin pjesëtarët e tjerë të grupit.

Ata po kërkonin që Grupi Yorum të lejohej të rifillonte koncertet, që anëtarët e grupit të burgosur të lirohen dhe që paditë kundër këtij grupi të rrëzohen./Fjala.al/

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV