COVID-19/ Evropa po heq karantinën, por a janë dakord shtetet më të prekura?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Tim Stickings “Daily Mail”

Ndërsa Britania dhe Amerika po fillojnë të hartojnë plane për rihapjen pas bllokimit, ato mund të gjejnë frymëzim tek vendet evropiane ku kriza e koronavirusit tashmë ka treguar shenja të arritjes së pikut. Kështu Austria sot u bë vendi i parë që miratoi plane të hollësishme për përfundimin e karantinës, me dyqanet e vogla që do të rihapen më 14 prill, dhe ato më të mëdhatë më 1 maj.

Sidoqoftë, eskpertët e shëndetësisë në të gjithë Evropën paralajmërojnë se jeta nuk mund të kthehet menjëherë në normalitet, dhe se shumë masa bllokimi do të qëndrojnë në fuqi të paktën edhe për disa javë të tjera.

Spanja planifikon më shumë teste, dhe një rikthim të pjesshëm në punë

Spanja ka qenë në karantinë që prej 14 marsit, ndërsa po përballe me njërën nga shpërthimet epidemike më të mëdha në botë. Por shkalla e infektimeve të reja ka rënë ditët e fundit, dhe kjo ka ngjallur shpresën se masat po funksionojnë.

Kryeministri Pedro Sançez, ka deklaruar se disa kufizime ekonomike mund të hiqen pas Pashkëve, duke lejuar rikthimin në punë të njerëzve edhe në sektorët jo thelbësorë. Por, dyqanet, baret dhe restorantet do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, dhe shumë masa bllokimi ka të ngjarë të mbten në fuqi përtej afatit të tyre aktual që është data 26 prillit.

Austria do të rihapë dyqanet, por nuk do të lejojë tubimet publike 

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurc, u bë sot udhëheqësi i parë evropian që dha data konkrete për përfundimin e masave të bllokimit. Ai tha se synimi ishte rihapja e dyqaneve të vogla më 14 prill, dhe rihapjen e atyre më të mëdha, përfshirë qendrat tregtare në 1 maj, gjithmonë nëse gjithçka shkon mirë.

Konsumatorëve do t’u kërkohet të mbajnë maska ​​kur dyqanet të rihapen. Maska do të jetë gjithashtu e detyrueshme në transportin publik. Edhe hotelet dhe restorantet mund të fillojnë të rihapen në mes të majit, me një vendim që pritet të merret më vonë gjatë këtij muaji muaj. Ndërkohë Kurc tha se shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura deri në mes të majit, ndërsa aktivitetet publike do të vazhdojnë të jenë të pezullura deri në fund të qershorit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se shkalla e infektuimeve të reja ka rënë ndjeshëm, ndërsa paralajmëroi se nëse numri shtohet qeveria “ka gjithmonë mundësinë të rikthejë masat kufizuese”.

Danimarka dëshiron një rikthimi masiv në punë, kufizimet do të lehtësohen pas Pashkëve

Danimarka ka qenë në karantinë që nga 11 marsi, por tani dëshiron të fillojë heqjen e disa masave pas Pashkëve, në rast se nuk do të ketë ndonjë rritje të rasteve të reja. Kryeministrja Mete Frederiksen tha në një intervistë, se qeveria shpreson në një “rihapje graduale e të kontrolluar të Danimarkës”.

Ajo sugjeroi që njerëzit të mund të shkojnë në punë por duke shmangur grumbullimet e mëdha në transportin publik. Kryeministrja nuk dha detaje se si mund të jetë ky rrikthim në punë, por paralajmëroi se “Danimarka nuk do të jetë më ajo e dikurshme”, të paktën deri në heqjen e të gjitha kufizimeve.

Lexo edhe :  Vija e kuqe për mua!/ Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Italia planifikon të “jetojë me virusin”, duke përdorur më shumë maska

Italia po flet hapur për një “fazë të dytë”, në të cilën shoqëria do të duhet të “krijojë kushtet për të jetuar me virusin” derisa të zhvillohet një vaksinë kundër tij. Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranca, thotë se për të lejuar një lehtësim të masave do të nevojiten më shumë testime dhe një sistem shëndetësor lokal më i përgatitur.

Ai thotë se distancimi social do të duhet të mbetet në fuqi, siç edhe një përdorim më i gjerë i pajisjeve mbrojtëse personale, siç janë maskat për fytyrën. Testimi dhe ‘gjurmimi i kontakteve’ do të zgjerohet, përmes përdorimit të aplikacioneve në smartfon, në mënyrë që të frenohen shpërthime të mëdh epidemike. “Presim muaj të vështirë përpara. Detyra jonë, është të krijojmë kushte për të jetuar me virusin, të paktën derisa të zhvillohet një vaksinë”- deklaroi Speranca për gazetën “La Repubblica”.

Nëse shkalla e infeksionit mbetet e ulët, Gjermania planifikon të hapë shkollat, dyqanet dhe restorantet

Gjermania ka hartuar plane për të hequr masat kufizuese, nëse shkalla e infektimeve mbetet nën 1. Kjo do të thotë se çdo pacient mesatarisht infekton më pak se 1 person tjetër. Nëse kjo arrihet, shkollat dhe dyqanet ​​mund të rihapen, gjithashtu dhe restorantet, me një kufizim të numrit të njerëzve në ambjentet e mbyllura.

Ndërkohë, në dokument thuhet se mund të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës në çdo institucion publik, si edhe në trena e autobuzë. Gjermania është gjithashtu midis vendeve që sugjerojnë se testet e antitrupave mund të sinjalizojnë një rrugëdalje nga karantina, duke i lejuar njerëzit me imunitet ndaj virusit që të dalin nga shtëpia.

Të ashtuquajturat “pasaportat e imuniteti”, mund t’i lejojnë njerëzit të kthehen në punë, dhe të udhëtojnë nëpër Gjermani pa frikën se mund të përhapin virusin. Kristian Drosten, drejtuesi i virologjisë në spitalin Charite të Berlinit, thotë se këto teste janë mënyra e vetme praktike për t’i kthyer gjërat në normalitet.

Franca thotë se zhbllokimi nuk mund të ndodhë menjëherë dhe për të gjithë

Franca duket më pak pranë dhënies fund të karantinës, me të dhënat që tregojnë një përmirësim më të madh sesa në Itali apo Spanjë. Zv/ministri i Brendshëm, Loren Nunez ka paralajmëruar se “fundi i masave kufizuese nuk është ende në diskutim, dhe nuk ka ende një datë konkrete”.

I pyetur mbi këtë çështje javën e kaluar, kryeministri Eduard Filip paralajmëroi se zhbllokimi nuk mund të ndodhë menjëherë. “Ne nuk po shkojmë drejt një heqje tërësore të masave kufizuese në të njëjtën kohë dhe për të gjithë”- deklaroi ai para parlamentit përmes një videokonference. Filip shtoi se qeveria po bën çmos të shmangë mungesat e barnave thelbësore që përdoren për t’i mbajtur gjallë pacientët e shtruar në repartin e kujdesit intensiv. /S.T/ Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare...

“PD nuk duhet të sillet më si parti e madhe”, këshilla e Andi Bushatit për demokratët

ANDI BUSHATI - E tronditur nga disfata, e shushatur nga rezultati marramendës i Ramës dhe e pa përgatitur për atë çfarë do ti thotë...

Përfshihet nga flakët materniteti në Angli, evakuohen gratë shtatzëna

Momente paniku kanë përjetuar gratë shtatzëna pasi materniteti në Bristol të Anglisë u përfshi nga flakët. Evakuimi i grave shtatzëna dhe të porsalindurve u bë...

Cili shtet po sfidon Francën si superfuqi ushtarake? E kemi në Mesdhe…

Turqia po bën hapa të mëdhenj drejt modernizimit të ushtrisë së saj dhe po rrit ndjeshëm ndikimin ushtarak në rajonin e Mesdheut, duke sfiduar...

“Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me...

Lajme të tjera

Web TV