Covid-19/ SHBA vazhdon me shifra të frikshme, 1200 viktima në 24 orët e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke u kthyer në një vatër të re të koronavirusit, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë shënur 1200 viktima.

Raporti i publikuar nga nga Universiteti Johns Hopkins bën me dije se deri në këto momente totali i viktimave në SHBA është 9. 633, ndërsa janë regjistruar gjithësej 337.072 raste pozitive me Covid-19.

Ndërsa shifrat vazhdojnë të rriten me ritme të frrikshme Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka bërë thirrje se dy javët e ardhshme do të jenë shumë të dhimbshme, pasi priten edhe më shumë viktima./Fjala.al/