Në Kosovë janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me koronavirus, duke e cuar në total 165 numrin e personave të infektuar.
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë testuar 129 persona.
Që të gjitha janë persona që ishin në kontakt me rastet e konfirmuara më herët si të prekur nga COVID-19.
Rastet e fundit e çuan në 165 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga të cilët 24 janë shëruar.
Ndërkohë sot është shëruar edhe një pacient ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 24.
Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë.