Blen 30 mln doza të ilaçit anti-malarie, çfarë di Amerika për shërimin e Covid-19?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë plot 30 milionë doza të ilaçit kundër malaries, ndonëse shkencërisht nuk është vërtetuar ende efekti i tyre ndaj koronavirusit.

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, tha se SHBA-të kanë blerë pothuajse 30 milionë doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19, po ashtu ai vazhdon ta reklamojë ilaçin, megjithë paralajmërimet e ekspertit të tij të lartë shëndetësor se provat për ilaçin nuk janë të provuara.

Disa vende po zgjerojnë mundësinë e përdorimit të hidroksiklorinës për të trajtuar COVID-19, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara.

“Kemi blerë një sasi masive prej 29 milionë dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”,-tha Trump.

Hidroksiklorokina, e njohur ndryshe me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin dhe ndonëse përfitimet ndaj këtij ilaçi nuk janë vërtetuar ende, që nga shkurti presidenti Trump po e trumbeton atë me zell të jashtëzakonshëm.

“Unë mund ta marr. Më duhet të marr lejen e mjekut tim për këtë, por mund ta marr”-deklaroi ai.

Trump ka shtuar gjithashtu se vendet me shkallë të lartë të malaries kanë një numër të ulët të COVID-19, dhe se njerëzit me lupus nuk janë aq të prekur nga koronavirusi.

Sipas ish-zëvendësndihmës sekretarit të shëndetësisë, Anand Parekh, ky është vetëm një suposim.

“Derisa të shohim të dhëna dhe prova, nuk duhet të nxitojmë në ndonjë përfundim. Arsyeja më e mundshme, për shembull, përse vendet në Afrikë nuk po raportojnë një numër të lartë të rasteve është thjesht sepse testimi ka munguar në ato vende”-deklaroi ai.

Lexo edhe :  "The Guardian": Sulmi i Donald Trump ndaj Iranit, akt i paligjshëm dhe i pamatur

Duhet theksuar se spitalet në SHBA u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme. Ky medikament nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës./Fjala.al/

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV