Hyni dhe shihni tmerrin e koronavirusit/Aty ku u shtrua edhe vetë Boris Johnson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E gjithë bota është duke u përballuar me një situatë të vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Ata që janë në vijën e parë të frontit të kësaj lufte janë bluzat e bardha të cilat përballen çdo ditë me rrezikun që sjell koronavirusi kur iu duhet të trajtojnë edhe pacientët e prekur.

Por çfarë ndodh brenda njësisë së kujdesit intensiv që lufton koronavirusin?  Pacientët janë duke u trajtuar nga mjekë të kualifikuar. Këshilltari në Mjekësinë e Kujdesit Kritik në Mbretërinë e Bashkuar, profesori Mike Grocott, shpjegoi se “Kujdesi intensiv është vendi ku jepet ndihma më e madhe për jetën. Kjo përfshin një ekip shumë të aftë mjekëve, infermierëve dhe stafit ndihmës. Ata përdorin pajisje monitorimi shumë të sofistikuara për të mbajtur nën kontroll nivelet e oksigjenit në gjak, si dhe presionin e gjakut gjatë rrahjeve të zemrës.” , shkruan The Mirror.

Në këtë mjedis u vendos në terapi intensive edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johson.

Sipas profesorit, të Imazherisë Mjekësore në University College London Derek Hill, rasti i Johsonit ishte një rast specifik.

Mbrëmë, Boris Johnson u vendos në terapi intensive në spitalin ‘St Thomas’ në Londër pasi gjendja e tij paraqitej e rënduar.  

Sipas një deklarate nga 10 Downing Street, thuhet se  “Kryeministri ka qenë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin ‘St Thomas’’, në Londër, pasi vijonte të kishte simptoma të shumta të koronavirusit. Gjendja e kryeministrit u përkeqësua pasditen e së hënës, dhe me këshillimin e mjekëve ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv në spital. Kryeministri po merr kujdesin e duhur dhe falënderon të gjithë stafin e NHS për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur” .Mbretëria e Bashkuar ka ndërmarrë miliona teste të antitrupave kundër koronavirus por asnjëri prej tyre nuk funksionon”, theksojnë ekspertët.

Lexo edhe :  Numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar arrin në mbi 3.300

Spitali St Thomas në Londër ka ndaluar gjithashtu edhe vizitat e njerëzve të afër të pacientëve. E gjitha kjo sipas drejtuesve të spitalit bëhet për të minimizuar përhapjen e koronavirusit./Përshtati nga The Mirror për Fjala.al, B. Quku/

Të fundit

VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona....

Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje...

“Fansja ime numër një”, Sokol Balla poston foton e vajzës që e ndjek nga ekrani

Gazetari i njohur, Sokol Balla ka ndarë me ndjekësit e tij një moment tejet të veçantë. Në rrjetet e tij sociale, gazetari dhe drejtuesi i...

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv. Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë...

Video/ Si rrallëherë mami i Xhensila Myrtezajt ngjitet në skenë dhe këndon me të bijën

Xhensila Myrtezajn e kemi parë me qindra herë në skenë, por si këtë radhë asnjëherë! Këngëtarja ka marrë për herë të parë suprizën më...

Lajme të tjera

Web TV