Iu premtuan 1000 euro, morën 5 mijë lekë. Mjekët në Lezhë protestojnë, por nuk ndërpresin punën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në urgjencën e Spitalit të Lezhës ka patur një protestë disa minutëshe për shkak të mashtrimit që, sipas mjekëve, është bërë me shpërblimet. Në një komunikim nga urgjenca, mjekët thanë se Qeveria u kishte premtuar fillimisht një shpërblim prej 1000 euro për përballjen me koronavirusin, më pas shifra zbriti në 500 euro dhe në fund fare u është dhënë vetëm 5 mijë lekë (të reja).

Në shenjë pakënaqësie, stafi i mjekëve, infermiereve, sanitareve dhe shoferëve të Repartit të Urgjencës kanë bërë me dije se do të refuzojnë shpërblimin për muajin mars, por nga ana tjetër do të vazhdojnë punën me të njëjtin përkushtim si ditën e parë, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ata kërkuan që ky shpërblim t’u jepet familjeve në nevojë.

Lezha ka qenë një nga qytetet ku ka patur një numër të konsiderueshëm të infektuarish me COVID-19 të infermierëve dhe stafit të spitalit.

Të fundit

“I përbuzur. I harruar. I vetmuar” – Një burrë me qese në dorë…

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë...

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen, shkrimtari që ndërtoi një urë...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Lajme të tjera

Web TV