Johnson në spital, kush i ka kodet e valixhes bërthamore të Britanisë tani?

BIARRITZ, FRANCE - AUGUST 24: British Prime Minister Boris Johnson arrives at Biarritz Pays Basque Airport for the G7 summit on August 24, 2019 in Biarritz, France. The French southwestern seaside resort of Biarritz is hosting the 45th G7 summit from August 24 to 26. High on the agenda will be the climate emergency, the US-China trade war, Britain's departure from the EU, and emergency talks on the Amazon wildfire crisis. (Photo by Dylan Martinez - Pool/Getty Images)

Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë që ditën e sotme në mediat britanike të qarkullojnë lajme për situatën politike dhe të ngrihen pikëpyetje për valixhen bërthamore.

Deri në këto momente qeveria britanike nuk ka treguar se kush është përgjegjës për raketat bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar gjatë qëndrimit në spital të Johnson.

Ministri i Kabinetit Michael Gove i është përgjigjur intervistuesit të BBC-së për pyetjen se nëse kodet bërthamore ishin kaluar Ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, duke i thënë se janë zbatuar protokollet, por nuk kka dhënë më tej detaje.

“Janë zbatuar protokollet e testuara mirë. Por unë nuk mund të flas për çështje të sigurisë kombëtare”.-tha Gove.

Duhet theksuar se Mbretëria e Bashkuar është një nga pesë fuqitë bërthamore zyrtare dhe ka katër nëndetëse bërthamore të armatosura me raketa balistike Trident me koka bërthamore. Ky vend ka afro 215 raketa bërthamore, por vetëm 120 besohet të jenë operative, shkruan Reuters. Deri në këto momente vetëm Kryeministri ka kodet që lejojnë urdhërimin e një sulmi bërthamor, ose të paktën kështu është konfirmuar./Fjala.al/