Koronavirusi që sot ka ‘gjunjëzuar’ gjithë botën, shpërtheu fillimisht në Kinë. Mediat e huaja kanë raportuar se në 24 orët e fundit Kina nuk ka shënuar asnjë vdekje nga Covid-19 që nga muaji janar.
Kujtojmë që janë raportuar 32 raste të reja ku të gjitha ishin të importuara nga jashtë dhe nuk raportohej më për të infektuar brenda Kinës.
Ndërkohë deri më tani Kina ka regjistruar në total 81,740 raste dhe 3,331 vdekje.
Ditët e fundit shumica e qyteteve në Kinë po i rikthehen normalitetit, duke bërë që masat e marra për të ndaluar përhapjen e virusit kanë nisur të lehtësohen.
Duke filluar nga dita e nesërme njerëzit do të lejohen të largohen nga qyteti i Wuhan duke pasur një autorizim të caktuar, i cili tregon se ata nuk kanë asnjë problem me shëndetin.
1.34 milion njerëz janë infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa 74,000 të tjerë kanë vdekur