Koronavirusi/ 12 punonjës të Ministrisë së Brendshme në Maqedoni rezultojnë të infektuar

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka lajmëruar se 12 punonjës të saj janë infektuar me Covid-19.

Ndërkohë 7 punonjës të tjerë janë futur në izolim me vendim shtetëror dhe 45 punonjës kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim.

Numri i të prekurve nga virusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 570. Katër pacientë janë shëruar dhe pritet të nxirren nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, teksa tre të tjerë që ishin të izoluar në shtëpitë e tyre në Dibër kanë rezultuar negativë në dy palë teste për virusin.

Në Maqedoni numërohen 23 viktima dhe autoritetet kanë shtrënguar masat e marra.