Lirohet nga burgu kardinali, u akuzua për abuzim seksual ndaj dy 13-vjeçarëve

Kardinali George Pell ka dalë sot nga burgu pasi Gjykata e Lartë pushoi dënimin e tij për abuzim seksual ndaj dy djemve të korit të kishës.

Sot shtatë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë Australiane unanimisht hodhën poshtë aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, e cila e pati dënuar kardinalin George Pell për abuzim ndaj të miturve dhe e shpalli atë të pafajshëm.

Këshilluesi kryesor financiar i Papa Françeskut dhe ministri i Ekonomisë në Vatikan u dënua në dhjetor të 2018-së për dhunë seksuale gjatë viteve 90’ ndaj dy 13 vjeçarëve në katedralen e shenjtë të Melbourne.

Pell, 78 vjeç mësohet të ketë ngacmuar seksualisht dy të rinjtë pjesëtarë të korit të kishës pas mbarimit të meshës në katedralën e San Patrizio në Melbourne në 1996. Në atë kohë Pell ishte 55 vjeç.

Kardinali Pell, 78 vjeç, është katoliku më i lartë në Australi dhe një nga zyrtarët më të fuqishëm në Vatikan. Ai, që konsiderohet zyrtari i tretë më i lartë i Vatikanit, u pezullua nga detyra vitin e kaluar për t’u përballur me akuzat në vendin e tij.

Burimi: Dailymail , Përshtati: Fjala.al