Refuzuan shpërblimin, reagon Rama: 1000€ mbi pagën ata që janë në vijën e zjarrit

Kryeministri Edi Rama ka reauar pasi stafi i Urgjencës Lezhë refuzoi shpërblimin prej 5mijë lekësh pasi pretendonin se do të merrnin 1000 euro.

Rama sqaron se shpërblimi 1000 euro mbi pagën do të jetë vetëm për ata që janë në vijën e parë të zjarrit dhe jo ata që janë duke punuar brenda detyrës në territorin e tyre.

Gjithashtu kryeministri shkruan se kjo është një nxitje nga jashtë për kërkesa e shpërblime, por i bën thirrje mjekëve dhe infermierëve që të mos bëhen masha politike duke cënuar këtë mision të shenjtë.