“Respektoni masat”,Meta flet nga Shkodra:Bëni testet e Covid-19 dhe karantinohuni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka folur rreth masave të marra në Shqipëri për parandalimin e koronavirusit. Ai u shpreh se këtë proces po e ndjekin të gjitha vendet dhe se të gjithë duhet të tregojmë durim dhe t’i respektojmë masat.

Meta: Përmes gjurmimit efikas të gjitha rasteve të identifikuara dhe testimeve do të arrijmë të izolojmë të gjithë rastet që të mos kemi shpërndarje të mëtejshme por shërim të gjithë personave të prekur dhe vatrave të deritanishme.

Deklaratën e bëri nga Shkodra, zona e dytë me e prekur nga Covid 19, ku sërish Kreu i Shtetit theksoi domosdoshmërinë e distancimit social.

Meta: Dua të ftoj të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues në këtë proces, të mos ndihen fajtorë dhe të rrezikojnë duke mos bashkëpunuar për të bërë testin apo realizuar procesin e karantinimit për rastet e dyshuara për kontaktet. Nuk është turp të kesh COVID 19 por është turp të jesh i pakujdesshëm dhe t’ua transmetosh njerëzve të tjerë të familjes, miqve, fqinjëve e me radhë.

Sa i përket masave në kufi, Meta nga Lezha i kujtoi qeverisë Kushtetutën dhe bashkëkombasve situatën që po kalojmë.

Meta: Pa asnjë diskutim që duhet bërë çdo përpjekje për të garantuar të drejtat e tyre kushtetuese dhe sipas Konventave Ndërkombëtare. Por duke pasur në konsideratë edhe këtë situatë, pra, mbrojtjen e tyre edhe të të gjithë qytetarëve tanë përmes garantimit të procesit të karantinimit apo të bërjes së testeve në të gjitha rastet ku ka shqetësime apo dyshime.

Unë do t’i këshilloja të gjithë ata që kanë mundësi apo që nuk kanë domosdoshmëri për të ardhur në vend, të përpiqen që të evitojnë sa kanë mundësi lëvizjet në këtë periudhë. Megjithatë, në të gjitha rastet duhet të bëjmë çdo përpjekje dhe ata duhet të ndjekin rrugën e bashkëpunimit edhe me ambasadat e me konsullatat tona. Edhe përmes udhëzimeve që jep Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në mënyrë që të mos gjendemi para situatave të vështira për t’u menaxhuar dhe që nuk janë në interesin e askujt.

Lexo edhe :  Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Meta pati takime me drejtuesit vendore në Shkodër dhe Lezhë dhe diskutoi rreth masave të marra nga këto dy qytete.

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV