Shokon infermierja: Po i fusim vet në frigorifer kufomat, morgu s’ka vende

Një infermiere ka parë tmerrin me sy pasi i është dashur të ngarkojë vetë kufomat e pacientëve të saj në një frigorifer, në momentin kur në morg nuk kishte më vend.

Sally Goodright së bashku me pesë anëtarë të tjerë të stafit u pajisën me mjete mbrojtëse si maska, doreza dhe mburoja plastike për fytyrën dhe kanë lëvizur kufomat jashtë spitalit.

Infermierja tregoi shokun që përjetoi kur lexoi emrat e pacientëve për të cilët ishte kujdesur dhe që nuk mundën dot ta fitonin betejën me Covid-19.

Ajo u bëri thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e virusit, të shpëtojnë jetë dhe të lehtësojnë presionin mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Spitali është aq i mbingarkuar me vdekje sa nuk mund të përballojnë më. 2 frigoriferë të mëdhenj janë vendosur parkingun jashtë spitalit për kufomat pasi nuk ka më vend në morg”, shtoi ai./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi: Mirror