Çifti në Elbasan hap restorantin fshehurazi, bëhet vatër infektimi, shkon në 12 numri i të infektuarve

Në qytetin e Elbasanit është shtuar numri i rasteve me Covid-19. Sipas burimeve zyrtare janë 12 të prekur dhe [jesa dërrmuese e tyre janë banorë të lagjes ‘5 Maji’.

Rasti më i fundit është i një 40 vjeçareje e cila rezulton të jetë bashkëshortja e 46 vjeçarit ,pronar i restorantit të njohur që ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit i cili prej fillim javës pasi rezultoi i infektuar me Covid 19 ,ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi “.

Dyshohet se restoranti i çiftit është dhe vatra e përhapjes së koronavirusit në Elbasan.

Restoranti ka qëndruar i hapur në fshehtësi të autoriteteve dhe dyshohet se është frekuentuar edhe nga gjykatës e prokurorë gjatë periudhës së vetë izolimit duke zbuluar kështu edhe anën e panjohur të një skandali me pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Aktualisht gjatë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Elbasanit u janë marrë tamponët edhe 13personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja përfundimtare .

Autoritetet shëndetësore i kanë bërë thirrje të gjithë atyre që kanë frekuentuar Restorantin e dyshuar si vatra e infektimit që të vetë izolohen.