FOTO/ Kapshticë, 14 shtetas shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 14 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në kufirin e Kapshticës, pasi urdhri për ta nga qeveria shqiptare është që të kthehen në Greqi.

Ndërsa një pjesë e personave që ishin bllokuar u lejuan të futeshin në Shqipëri dhe janë izoluar për 14 ditë në një hote, 14 të tjerë, të cilët janë rezident në shtetin fqinj nuk janë lejuar të kalojnë kufirin.

Nga burime pranë policisë kufitare konfirmohet se shtetasit janë ende atje ndërsa shtojnë se nuk do të futen në territorin shqiptar.

Kryeministri Edi Rama para dy ditësh sqaroi se kufiri është i mbyllur dhe askush as nuk mund të dalë e as të hyjë dot, pasi sipas tij nëse do lejohen të hyjnë në territorin shqiptar, këta persona janë rrezik potent për përhapjen e mëtejshme të koronavirusit dhe në këtë situatë shteti nuk ka mundësi që t’i mbajë të izoluar dhe të heqë të gjitha shpenzimet për ta.

Rama: Duke parë se mediat vazhdojnë i kuptojnë dhe komunikojnë sipas qejfit informacionet apo pohimet tona, madje edhe kur janë krejt të qarta e të stërpërsëritura, po ristërpërsëris: kufiri është i mbyllur. As nuk mund të dalë, as nuk mund të hyjë dot njeri!

Ne jemi në një luftë botërore dhe si gjithë bota, po mbrohemi me masa e me rregulla që deri dje nuk i imagjinonim se mund të ishin e vetmja mbrojtje e shëndetit të popullit! Mbyllja e kufijve është njëra prej tyre. Dhe le te hidhen përpjetë ata që nuk duan të kuptojnë, bashkë me nxitësit apo simpatizantët e tyre, që nuk duan që Shqipëria ta fitojë këtë luftë, po kufiri nuk hapet për asnjë që vjen në pikën kufitare me teorinë e faktit të kryer! Kujt nuk do që ta mbrojë jetën e tij, jemi ne që do t’ia imponojmë dhe nuk do ta lemë të marrë në qafë veten apo të tjerët. Afatet e dokumenteve të çfarëdolloji kanë rënë në çdo vend, sepse qytetarët nuk janë përgjegjës për djegien e afatit të tyre. Kështu që të gjithë të rrinë aty ku ndodhen dhe të mos kërkojnë të pamundurën në këto kushte./Fjala.al/

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Të fundit

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Tharja e syve nga telefoni, kujdesi që duhet të tregoni

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një...

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Lajme të tjera

Web TV