Kërcënoi se do përhapte Covid-19, arrestohet për terrorizëm 18-vjeçarja

Një 18-vjeçare nga Teksasi  është arrestuar nga autoritetet policore të Carrollton-it, pasi u shpreh në një video në “Snapchat” se po e përhapte koronavirusin qëllimisht.

Ndërkohë, pas arrestimit, Lorrene Maradiaga deklaroi në polici se kishte testuar negative ndaj virusit.

“Maradiaga u akuzua për kërcënim terrorist, një krim i shkallës së tretë dhe u transferua në burgun e qarkut të Denton-it”, tha policia përmes një njoftimi për mediat.

Ajo do të qëndrojë në burg nëse nuk do të paguajë  20,000 dollarë, teksa mbetet e paqartë nëse Maradiaga ka një avokat.

“Si kusht për lirimin e saj, Maradiaga është urdhëruar të karantinohet për 21 ditë, si një masë paraprake”,-bën me dije autoritetet vendase./Fjala.al/