“Mos dilni pa maska” Berisha për Ramën: Po ju mashtron, kujdes!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka thënë të gjithë shqiptarëve të mos dalin pa maska nga shtëpitë, pasi sipas tij ndryshe rrezikojmë shumë të prekemi nga koronavirusi.

Në një postim në “Facebook”, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se në 100 ditë me rradhë nuk importuan maska mbrojtëse të domosdoshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe personelit mjekësor.

Postimi i Sali Berishës:

Maskat jane jetike per mbrojtjen nga infeksioni!

Parimi “une te mbroj ty dhe ti me mbrone mua” zbatohet vetem duke mbajtur qe te dy masken!

Edvin Hajdut Maska dhe Ndrikull Hajni Maska nuk ju kane thene qofte dhe nje fjale te vetme per domosdoshmerine e mbajtjes se maskes si mjet kryesor per mbrojten ne çdo epidemi qe prek rruget e frymarrjes. Ata nuk ju thone, nuk ju flasin ju per kete te vertet sepse

1-Ata nuk importuan per 100 dite me radhe maskat e domosdoshme per mbrojtjen e personelit shendetesor dhe qytetarev

2-Ne nje akt korruptiv dhe te papergjegjshem ata shperndane maska te importuara ne vitin 2018 dhe te skaduara ne vitin 2011 dhe u bene garant per efiçencen e tyre nderkohe qe mbajtja e tyre perbente rrezik per shendetin per shkak te degradimit te perberesve.

Sot praktikat me te suksesshme ne luften kunder covid 19 kane faktuar se mbajtja e maskes kur dilet nga shtepia eshte e domosdoshme per te mbrojtur veten dhe te tjeret nga infeksioni.

OBSH rekomandon qofte dhe pregatitjen e maskave ne shtepi kur nuk gjenden ne treg.

Ketu me poshte keni nje artikull me figura dhe video se si pregatiten maska ne shtepi duke perdorur shami duarsh apo edhe kanatjere bluza etj. sb

Lexo edhe :  Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Të fundit

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një natë që do të mbetet...

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në Ukrainë, nëse Volodymyr Zelensky...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

Lajme të tjera

Web TV