Doni që të mos goditeni sërish nga koronavirusi? Atëherë duhet të bëni këtë gjë

Shkencëtari me përvojë në Conservation International Lee Hannah thotë se ekzistojnë katër elemente të rëndësishme të parandalimit të pandemisë si rasti i koronavirusit.

Tre prej tyre kanë të bëjnë me reagimin e menjëhershëm maska dhe respiratorë, testimet si dhe ndalimi i tregtisë së kafshëve në rang global.

Por, rekomandimi i katërt sipas Lee Hannah është edhe më i rëndësishëm: “Kujdesuni për natyrën!”.Sipas shkencëtarit ishte sulmi ndaj ekosistemit natyror ai që prodhoi Covid-19 që të kalonte nga kafshët e egra te njerëzit, ku këta të fundit bënin tregti me to.

Shëndeti i gjithë ekosistemit është kyç në frenimin e patogjenëve për të kaluar nga bota e egër drejt qenieve njerëzore.

Ne duhet t’u tregojmë njerëzve katastrofën që është bërë dhe ata duhet të reflektojnë. Ne duhet të sigurohemi që sulmi që i kemi bërë biodiversitetit të mos ndodhë më kurrë”, shprehet Hannah për The Time./Përshtati nga The Time, për Fjala.al, B. Quku