SHBA sjell ndihma për të luftuar koronavirusin, Manastirliu: Miku njihet në ditë të vështira

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë ndihma në Shqipëri, për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu thekson se SHBA ka sjellë mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara, ndihmat duket të jenë dorëzuar nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Deri më tani në Shqipëri janë verifikuar 409 raste me koronavirus. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa janë shëruar 165 njerëz.

Postimi i plotë:

Miku i mirë njihet në ditë të vështira!

Mirënjohëse për ndihmën e popullit mik amerikan për Shqipërinë me mjete të mbrojtjes personale për ekipet mjekësore në vijën e parë të përballjes me #COVID19??

Faleminderit Ambasadore Yuri Kim @U.S. Embassy-Tirana

Jemi #bashkë në këtë luftë COVID19.