Si kurrë më parë, Pashkët e gjejnë Romën dhe Vatikanin të boshatisur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo ka qenë zakonisht periudha më e zënë e vitit për Qytetin e Përjetshëm. Por, për herë të parë në historinë e saj, Roma dhe Vatikani janë të shkretë gjatë Javës së Shenjtë për shkak të frikës nga koronavirusi. Siç njofton për Zërin e Amerikës, Sabina Castelfranco, mijëra pelegrinët e zakonshëm nuk gjenden më në Romë.

Nuk ka fare trafik. Sheshet janë bosh dhe nuk ka turistë. Kjo është java e shenjtë në Romë për këtë vit. Qyteti i Përjetshëm shfaqet siç nuk do ta kishte imagjinuar dot askush, në një gjendje të pabesueshme për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Koha duket sikur është ndalur në vendet e famshme të Romës, tek shatërvani Trevi apo tek Koloseu, ku dikur gëlonin njerëzit.

Kryetarja e bashkisë së Romës, Virginia Raggi, thotë se Roma është e shkretuar dhe se banorët po i respektojnë me seriozitet rregullat e reja të jetesës për të ndalur përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Të Dielën e Palmave, e cila shënon fillimin e Javës së Shenjtë, Papa Françesku i vetmuar iu drejtua besimtarëve në mbarë botën, nga Bazilika e Shën Pjetrit e boshatisur.

“Tragjedia që po përjetojmë këto ditë, na detyron të marrim seriozisht gjërat që janë serioze dhe të mos kapemi pas gjërave që kanë më pak rëndësi; të rizbulojmë se jeta nuk ka asnjë rëndësi nëse nuk e përdorim për t’iu shërbyer të tjerëve”, u shpreh Papa Françesku.

E tillë është pra E Diela e Palmave këtë vit në Romë. Në një vit normal, siç ishte p.sh. në 2019-tën, mijëra njerëz mblidhen në Sheshin e Shën Pjetrit për të valëvitur degë palmash dhe për të dëgjuar fjalën e Papës.

Këtë vit, të gjitha ceremonitë e Javës së Shenjtë, po mbahen pas dyerve të mbyllura në Bazilikën e Shën Pjetrit, me përjashtim të ceremonisë së Udhës së Kryqit (Via Crucis). Momenti solemn që rrëfen vdekjen e Jezusit në kryq do të mbahet mbrëmjen e së premtes në Sheshin e zbrazët të Shën Pjetrit.

Lexo edhe :  Një ditë pa energji elektrike/ Si dukeshin 12 orë errësirë ​​në Spanjë dhe Portugali

Udha e Kryqit është zakonisht një procesion i ndriçuar nga qirinjtë që zhvillohet në Koloseun madhështor dhe që ndiqet nga dhjetëra mijëra besimtarë.

Në një mesazh të jashtëzakonshëm drejtuar botës (Urbi et Orbi), Papa Françesku tha se “kuptuam që gjendemi në të njëjtën varkë, të gjithë të prekshëm dhe të çorientuar, por në të njëjtën kohë të rëndësishëm dhe të nevojshëm; të gjithë të thirrur për të vozitur së bashku, ndërsa secili prej nesh qetëson tjetrin”.

Të dielën, sytë dhe shpresa do të kthehen drejt Sheshit të zbrazur të Shën Pjetrit, nga ku Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve./voa

Të fundit

Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e tij të para në detyrë me një fjalim në...

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij...

Shabani nga Xhamlliku: Koha që Shqipëria të mos votojë për vendet e punës në Gjermani

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje masive, koalicioni i të rinjve “Nisma Shqipëria Bëhet” zhvilloi një takim në zonën e Xhamllikut në kryeqytet...

Luna Mari mbush 1 vjeçe, Kiara ndan momentet e ëmbla kur vogëlushja erdhi në jetë (VIDEO)

Luna Mari, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit feston sot 1 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre...

Lajme të tjera

Web TV