A do te funksionojë strategjia e imunitetit të turmës në Suedi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Tim Lister & Sebastian Shukla “CNN”

Pjesa më e madhe e Evropës vazhdon të mbetët nën karantinë për shkak të koronavirusit, me masa të ashpra për sa i përket lëvizjes, dhe ndëshkime me gjoba për ata që i shkelin ato. Por jo Suedia. Restorantet dhe baret në këtë vend, vazhdojnë të qëndrojnë të hapura, ashtu si edhe sheshet e lojërave dhe shkollat.

Qeveria suedeze po mbështetet tek vullneti i vetë qytetarëve, për të penguar përhapjen e Covid-19. Kjo është një qasje e diskutueshme, që ka tërhequr vëmendjen e presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Suedia vuri në zbatim ata që ata e quajnë ‘imuniteti i tufës’. Dhe suedezët po e pësojnë keq nga kjo situatë”- tha Trump të martën.

Por qeveria suedeze është e bindur se politika e saj ndaj pandemisë mund të funksionojë. Ministrja e Jashtme Ana Lind, tha për një televizion suedez të mërkurën se Trump e kishte tërësisht gabim, kur tha se Suedia po ndiqte teorinë e “imunitetit të tufës”, duke lejuar prekjen nga virusi të shumë njerëzve, ndërsa po përpiqet të mbrojë ata që janë më pak të imunizuar, çka nënkupton se popullsia e një vendi krijon imunitet ndaj sëmundjes.

Ajo tha se strategjia e Suedisë ishte “jo izolim, dhe mbështetje tek fakti që shumë njerëz duhet të jenë vetë të përgjegjshëm në këtë situatë”. Epidemiologu më i njohur në vend, Anders Tegnell, hodhi gjithashtu poshtë kritikat e Trumpit se Suedia nuk po vepronte mirë.

“Unë mendoj se Suedia po bën gjënë e duhur”- tha ai për CNN. “Kjo praktikë, po sjell rezultate produktive, në të njëjtën mënyrë siç është vepruar gjithmonë. Deri më tani sistemi shëndetësor suedez, po e përballon këtë pandemi në mënyrë fantastike”- u shpreh ai.

Deri në 9 prilli, Suedia kishte regjistruar 9.114 raste të prekur nga virusi Covid-19, dhe 793 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins. Strategjia e Suedisë, ka të bëjë me inkurajimin dhe rekomandimin ndaj qytetarëve, dhe jo me detyrimin ndaj tyre.

Dy ditë pasi Spanja u vendos nën karantinë më 14 mars, autoritetet suedeze i inkurajuan njerëzit të lanin duart dhe të qëndronin në shtëpi, nëse ishin të sëmurë. Ndërkohë më 24 mars, u vendosën rregulla të reja për të shmangur grumbullimet në bare dhe restorante. Por në pjesën më të madhe të kohës, ato vazhdonin të qëndronin te hapura.
Në të njëjtën mënyrë, vepruan shumë shkolla fillore dhe të mesme. Takimet me deri në 50 persona janë ende të lejuara. Tegnell e mbrojti vendimin për t’i mbajtur shkollat e hapura. “Ne e dimë që mbyllja e shkollave, ka shumë efekte në kujdesin shëndetësor, pasi shumë njerëz nuk mund të shkojnë më në punë. Shumë fëmijë vuajnë psikologjikisht kur nuk munden të shkojnë në shkollë”- tha ai.

Elisabet Liden, gazetare në Stokholm, i tha CNN se tani qyteti është më pak i populluar nga njerëzit. “Metroja, është boshatisur, duke kaluar nga një popullim i plotë në vetëm disa njerëz që udhëtojnë në të. Kam përshtypjen se shumica e njerëzve po i marrin seriozisht rekomandimet për distancim social. Disa suedezë nuk duhet të puthin as bashkëshorten, ndërsa të tjerët do të shmangin grumbullimet për festimin e Pashkëve”- theksoi ajo.

Suedia i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së të moshuarve. Çdokush që është mbi moshës 70 vjeç, i është kërkuar të qëndrojë në shtëpi dhe të kufizojë sa më shumë që të jetë e mundur kontaktet sociale.

Një zyrtar i qeverisë suedeze, tha se në tërësi njerëzit e mbështesin qasjen e qeverisë. Por një pjesë e tyre janë të “mërzitur nga fakti se deri më tani nuk ishte marrë asnjë masë që të ndalonte vizitat në shtëpitë e të moshuarve, duke bërë që virusi të përhapej gjerësisht në këto shtëpi, dhe kjo e ka shkaktuar rritjen e numrit të të vdekurve”.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) është skeptike ndaj qasjes së Suedisë. Duke vërejtur një rritje të numrit të të infektuarve në vend, OBSH i tha CNN të mërkurën se është “e domosdoshme që Suedia të shtojë masat për të kontrolluar përhapjen e virusit, të përgatisë dhe

të rrisë kapacitetin e sistemit shëndetësor për të përballuar pandeminë, të sigurojë distancimin fizik dhe t’i shpjegojë popullatës të gjitha pse-të dhe si-të lidhur me situatën”.

Lexo edhe :  Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind

“Vetëm një qasje e përbashkët e gjithë shoqërisë, mund të funksionojë për të parandaluar përshkallëzimin e përhapjen e pandemisë, dhe për ta larguar këtë situate”-tha një zëdhënës i OBSH-së për Evropën. Kurba e Suedisë si dhe shkalla e infeksioneve dhe vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi atje, është sigurisht më e lartë se e shumë vendeve të tjera evropiane që kanë ndërmarrë masa edhe më të rrepta.

Një studim nga “Imperial College London” vlerësoi se 3.1 për qind e popullsisë Suedeze ishte infektuar deri në 28 mars – krahasuar me 0.41 për qind në Norvegji dhe 2.5 përqind në Mbretërinë e Bashkuar. Sa i përket vdekjeve, sipas Ministrisë suedeze të Shëndetësisë, deri më 8 prill, ishin regjistruar 67 vdekje për 1 milionë suedezë.

Norvegjia kishte regjistruar 19 vdekje për 1 milionë banorë, Finlanda 7 vdekje për 1 milionë banorë. Numri i vdekjeve, u rrit 16 për qind të mërkurën. Disa studiues suedezë, i kanë kërkuar qeverisë që të tregohet më e rreptë.

Këtë javë, disa ekspertë të shquar suedezë, shkruan një letër të hapur duke u ankuar se shumë njerëz po vizitojnë bare, restorante dhe qendra tregtare, madje edhe pistat e skive. “Kjo gjë po përkthehet fatkeqësisht në një numër vdekjesh që po vazhdon të rritet në Suedi’- thotë Sesilia Soderberg-Naukler, studiuese e imunologjisë së viruseve në Institutin suedez Karolinska.

Ajo ishte një ndër 2.000 ekspertët që nënshkruan një peticion që i kërkonte qeverisë suedeze të merrte masa edhe më të ashpra. Ajo tha për CNN:”Ne nuk po e fitojmë këtë betejë. Është tmerrshme. Aty ku unë banjo, shumë njerëz po punojnë nga shtëpia, por ata gjithashtu shkojnë në restorante e lokale, duke u përzier me të moshuar dhe të rinj nga shkollat dhe universitetet. Dhe ky nuk është distancim shoqëror”- tha ajo.

Soderberg-Naukler thotë se situata në Stokholm, ku janë shfaqur shumica e të infektuarve në shkallë vendi, është “e zymtë” por shton:”Nuk është vonë që kjo të parandalohet në pjesën tjetër të vendit, në mënyrë që rajonet e tjera të mos preken në të njëjtën masë”.

Tom Briton, është profesor i statistikave matematikore në Universitetin e Stokholmit. Ai krijon modele se si përhapen sëmundjet infektive në një popullatë. Briton beson se deri në fund të prillit, rreth 40 për qind e popullsisë së kryeqytetit suedez do të infektohet.

Ndërsa pranoi vështirësinë për t’u përballur shkallën e infektimeve, ai i tha CNN se aktualisht suedezët në mbarë vendin janë prekur nga koronavirusi në masën 10 për qind apo pak më shumë. Disa opozitarë të politikë qeveritare në vend, kanë frikë se mbështetja tek sjelljet vullnetare të qytetarëve, do të shkaktojë rritjen e numrit të rasteve të prekura me koronavirus, dhe duke e mbingarkuar potencialisht sistemin e kujdesit shëndetësor.

Suedia raporton gjithashtu një numër të ulët të shtretërve të kujdesit intensiv për frymë në Evropë, ndërkohë që një zyrtar shtetëror që foli për CNN, tha se furnizimet me pajisje mbrojtëse janë aty dhe nuk ka qenë e nevojshme të përdoren. Sidoqoftë, Suedia është më e përgatitur të përballojë stuhinë se sa disa vende të tjera. Rreth 40 për qind e forcës punëtore të vendit, punonin rregullisht nga shtëpia, edhe para se të përhapej virusi.

Suedia ka një raport të lartë të njerëzve që jetojnë vetëm, ndërsa në Evropën Jugore nuk është e rrallë të gjesh tre breza nën një shtëpi. Ema Grosmith, një avokate britanike e punësimit që punon në Stokholm, thotë se një faktor tjetër në favor të Suedisë është mirëfunksionimi i strukturave të mirëqenies sociale, çka do të thotë që njerëzit nuk janë të detyruar të shkojnë në punë nëse ata, fëmijët apo partneri janë të sëmurë.

“Ndihma shtetërore, fillon që ditën që nuk paraqitesh në punë për shkak se një anëtar i familjes mund të jetë sëmurë. Sistemi këtu i ndihmon njerëzit të bëjnë zgjedhje më të zgjuara, të cilat në fund të fundit sjellin përfitime edhe në popullatën e gjerë”- tha ajo për CNN.

Të fundit

Euro dhe dollari në rënie, mësoni me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 23 prill 2025, dollari amerikan blihet me 85.5 lekë dhe shitet me 87 lekë. Euro blihet me 98.3...

Bullizëm dhe agresivitet, Rama-Berisha përplasen në distancë për epitetet

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për sjellje jonormale dhe jonjerëzore gjatë fushatës elektorale, duke theksuar se fjalët dhe veprimet e tij kanë...

Horoskopi i datës 23 prill 2025

Dashi Vështirësitë më të mëdha gjatë kësaj dite do vijnë nga fakti se nuk do merrni dot vendimet e duhura. Shpesh do ndiheni edhe të...

Ngërçi politik, s’ka ende marrëveshje, a janë zgjedhjet zgjidhja?

Situata politike në Kosovë mbetet e bllokuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, edhe pse doli partia...

Lajme të tjera

Web TV