Covid-19/ 980 viktima në 24 orë, Britania me tjetër rekord të zi

koronavirusi arkivo

Britani ka shënuar sot një tjetër rekord të zi nga koronavirusi, pasi raportohët për 980 viktima në vetëm 24 orët e fundit.

Deri në këto momente totali i viktimave të Covid-9 në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 8.958 persona.

Ndërsa 5,706 të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus në 24 orët e fundit, që do të thotë se gjithsej 70,783 njerëz janë testuar pozitivë. Zyrtarët arritën një rekord 19,116 testesh dje, një rritje e dukshme në përpjekjet ditore, që deri tani nuk i kishin kaluar 10,713 teste.

Në Angli u regjistruan 866 vdekje të reja midis pacientëve të infektuar në spital, ndërsa 114 të tjerë u konfirmuan sot në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore.

Ndërsa Kryeministri Boris Johnson është ngritur në këmbë dhe ecën nga pak, pasi gjendja e tij vazhdon të përmirësohet, por ai ende duhet të pushojë dhe nuk do të jetë në gjendje të kthehet në punë së shpejti./Fjala.al/